LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet zgjidhje për personat pa dokumente, grevë me etje para Kuvendit të RMV-së

Kërkohet zgjidhje për personat pa dokumente, grevë me etje para Kuvendit të RMV-së

Përpara godinës së Kuvendit aktivisti Suad Misini nisi grevë me etje, për siç thotë, moszgjidhjen e problemit me personat fantom, gjegjësisht ata pa dokumente. Ai kërkon që të ndryshohet Ligji për letërnjoftimet dhe Ligji për paraqitjen e vendbanimit.

“Greva me etje është më radikale, mirëpo nuk ka mënyrë më të mirë për të theksuar nevojën urgjente të sillen disa ndryshime ligjore, me çka do të rregullohet gjendja juridike dhe statusi administrativ i qindra personave, që është e rëndësishme që në këtë vend të mos i lëmë vetë të na vdesin”, tha Suad Misini, aktivist për të drejtat e njeriut.

Misini tregon problemet me të cilat përballen personat e paevidentuar në vendin tonë, duke përmendur edhe rastin e fundit të 19 vjeçarit Memet Kamber, trupi i të cilit iu dorëzua familjes tre javë pasi ndërroi jetë pikërisht për shkak se ishte pa dokumente.


“E dini se gjithçka nis këtu, pa certifikatë të lindjes nuk mund të vazhdoni më tej në realizimin e të drejtave. Kanë problem të nxjerrin letërnjoftim, pa të nuk mund të punësohen. Absurdi është se nëse nuk ke letërnjoftim shteti do të dënojë, e nga ana tjetër këtyre personave nuk ua japin për shkak se… ja për shembull konkretisht problemi ishte se nuk mund të dëshmojë vendbanim legal që të mund ta merrte letërnjoftimin. Kjo është kaq absurde dhe e papranueshme për shekullin 21”, deklaroi Suad Misini, aktivist për të drejtat e njeriut.

Nga rreth 700 persona pa dokumente, gjithsej sa janë në vendin tonë, pothuajse gjysma janë nga Komuna e Shuto Orizares, por kryetrari Kurto Dodush, thotë se nuk ka kompetenca të veprojë.

“Janë diku rreth 300, në gjithë shtetin janë rreth 700, ndërsa këtu janë rreth 300”, tha Kurto Dudush – kryetar i komunës së Shuto Orizarës.

Javën e kaluar Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për evidencën amë përmes të cilit mundësohet regjistrimi i rreth 700 personave të cilët nuk figurojnë në regjistrin shtetëror ose figurojnë në Evidencën e të paevidentuarve. Personat e sapolindur do të duhet regjistruar më së voni 45 ditë nga data e lindjes, ndërsa deri në dhjetor të këtij viti në evidencën amë duhet përfshirë edhe personat e moshave madhore, të miturit dhe fëmijët./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori