Katër persona, tre prej tyre të burgosur, e një në arrest shtëpiak, kanë arritur t’i ikin drejtësisë. Rasti i fundit ishte të mërkurën kur një i burgosur arriti të largohej, derisa po trajtohej në QKUK. Njohës të drejtësisë e sigurisë kërkojnë që të ndërmerren veprime për rritjen e sigurisë në burgje. Sipas tyre, me arratisje të tilla po rrezikohet siguria publike.
Një i burgosur u largua nga burgu i Dubravës, një nga ai i Smrekonicës, një nga arresti shtëpiak, e një tjetër derisa po merrte trajtim mjekësor në QKUK.
Për më pak se 8 muaj, katër persona kryerës të veprave penale arritën të ikin nga burgjet, si rrjedhojë edhe rrezikuan sigurinë publike.
Pas Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit e Ujkan Metajt, të mërkurën, derisa po merrte trajtim në repartin e Hematologjisë në QKUK, ka arritur të ikë edhe një i burgosur tjetër, i akuzuar për veprën penale ‘fajde’.
Njohës të sistemit të drejtësisë e shohin të rëndësishme që vazhdimisht të ketë analiza në lidhje me nivelin e sigurisë së institucioneve korrektuese.
Por, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se kanë nxjerrë urdhra operativë për ngritjen e nivelit të sigurisë.
“Institucionet Korrektuese veprojnë sipas përgjegjësive dhe obligimeve të përcaktuara me dispozita ligjore. Të burgosurit të cilët janë larguar kanë qenë të vendosur në institucionet e tipit të hapur, ku elementet e sigurisë fizike dhe materiale janë të ulëta. Megjithatë, janë marrë masa dhe janë nxjerrë urdhra operativë për ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha Institucionet Korrektuese. Si rezultat i këtyre masave, gjatë këtij viti janë bërë bastisje sistematike dhe gjenerale, ku në njëzet e një (21) raste kanë rezultuar pozitive në gjetjen dhe parandalimin e kontrabandës”, i kanë thënë RTK-së nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se nuk është nën kompetencën e Ministrisë ndërmarrja e veprimeve drejt shtimit të sigurisë në institucionet korrektuese.
Derisa largimin nga këto institucione duket se nuk e kanë pasur shumë të vështirë, kapja e kthimi i të burgosurve në to po merr kohë.
Bashkë me ata që po largohen nga burgjet, në kërkim nga Policia e Kosovës janë edhe mbi 100 të tjerë, të cilët po dyshohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas Gzim Shalës, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, kapja e tyre bëhet e vështirë kur Kosovës i mungon bashkëpunimi me disa shtete tjera.
Që nga 2007-ta e deri më tani nga burgjet e Kosovës janë larguar 57 persona. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker