LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që Kodi i Procedurës Penale të kalojë sa më shpejt në Kuvend

Kërkohet që Kodi i Procedurës Penale të kalojë sa më shpejt në Kuvend

Komisioni për Integrime Evropiane ka votuar sot plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, që ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.

Është kërkuar që ky kod sa më shpejt të kalojë në seancë plenare.

Ky komision ka miratuar po ashtu edhe projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e shtetit për vitin 2019.


Kryetarja e komisionit, Blerta Deliu-Kodra tha se të dy këto projektligje nuk janë në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, duke mos qenë në kundërshtim me direktivat evropiane duhet që sa më shpejt të shkojë në Kuvend. Theksoi se ky ligj ka për qëllim të rregullojë mënyrën e gjykimit të krimeve në mungesë.

“[Kodi] i Procedurës Penale ka për qëllim të rregullojë mënyrën e Gjykimit në Mungesë të krimeve të luftës në Kosovë, do të thotë përmes 20 neneve të Kodit të procedurës penale, të nderuar kolegë deputetë e dini se ky projektligj është kërkuar edhe nga përfaqësues të BE-së në Kosovë. Edhe me z. Apostolova kur kemi pasur takimin e fundit është përmendur që është nevojë që ky projektligj të kalojë sa më herët në seancë plenare, meqë përmbush një kriter tonin në rrugën tonë drejt BE-së”, u shpreh ajo.

Sa i përket miratimit të projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019, Deliu tha se kjo po ndodh pas një numri të madh propozimesh për amendamente.

“Komisioni funksional lidhur me këtë projektligj ka propozuar një numër shumë të madh të amendamenteve, të cilat janë amandamente të deputetëve veç e veç. Konstatoj se veprimtaria e projektligjit për ndarje buxhetore nuk rregullohet me legjislacion të BE-së, rrjedhimisht as amandamentet të cilat janë propozu nuk rregullohen, pra janë kompetencë e shteteve anëtare veç e veç, prandaj sa i përket përputhshmërisë, ne nuk kemi diçka të kornizuar brenda institucioneve tona”, tha ajo.

Kujtojmë se ditë më parë, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, pati deklaruar se Kosova do të ketë shumë shpejt dokumentin për zgjidhje e rasteve për krimet e luftës, ndërsa ka shtuar se me miratimin e Kodit të Procedurës Penale, pritet që të fillojnë të shihen rezultatet e para. /kp/Telegrfi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori