LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet që gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit në Shqipëri të shtyhet deri më 31 mars

Kërkohet që gjendja e jashtëzakonshme pas tërmetit në Shqipëri të shtyhet deri më 31 mars

Menjëherë pasi që Shqipëria u godit më 26 nëntor nga një tërmet i fuqishëm, kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore që zgjat një muaj.

Por, duke pasur parasysh që vendi është duke u goditur vazhdimisht nga tërmetet, Këshilli i Ministrave i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31 mars të vitit 2020.

Lidhur me këtë, Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë.


Tërmeti u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë. Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi, pasi disa pallate u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshme.

Përmes një deklarate për medie, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se kanë ndaluar nëntë persona me arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë ndërtimit.

Nëntë të arrestuarit pas tërmetit në Shqipëri dalin para gjykatës
Lexo po ashtu Nëntë të arrestuarit pas tërmetit në Shqipëri dalin para gjykatës

Në prokurorinë e Durrësit u morën në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Në hetime u përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të deritanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori