Njohësit e veprimtarisë së prodhimit të kriptovalutave po kërkojnë që përpos parave, Fondi i Sigurisë për ushtinë e Kosovës të pranojë edhe deponimin e parave përmes kriptovalutave. Ata thonë se një gjë të tillë e kanë lejuar disa shtete, ndërsa me potencialin në Kosovë buxheti për FSK-në mund të ndihmohet me miliona euro.
Përpos përmirësimit dhe shtimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe ushtrisë, Kosova mund të nxjerrë edhe mësime tjera nga konflikti në Ukrainë.
Pas agresionit nga Rusia, Ukraina ka hapur një llogari bankare ku qytetarët mund të kontribuojnë me mjete finaciare të cilat do do të përdoren për blerje të armatimit për ushtrinë.
Por përveç parave, atyre u është mundësuar edhe deponimi i kriptovalutave, dhe vlera e këtyre të fundit, deri tani ka shkuar në rreth 10 milionë euro.
Pas themelimit të Fondit të Sigurisë, edhe në Kosovë po kërkohet që të mundësohen donacionet përmes kriptovalutave.
Sipas inxhinierit dhe njohësit të kriptovalutave Ermal Sadiku, hapja e llogarisë për kripto ka zero kosto, ndërsa për Qeverinë është e lehtë kontrollomi i prejardhjes së kriptove.
“Puna e kriptos është me ua lehtësua njerëzve të cilët kanë fituar para me kripto edhe për fat të mirë tash në Kosovë ka njerëz të cilët kanë fitua para pak më shumë edhe pak ma lehtë. Edhe mendoj qe edhe ata me shumë dëshirë kishin kontribuar në këtë fond”, deklaroi për RTV Dukagjinin, inxhinieri Ermal Sadiku.
Viteve të fundit në Kosovë numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë marr me prodhimin e kriptovalutave.
Atyre nuk ju mungon vullneti për të deponuar kriptovaluta për fondin e ushtrisë së Kosovës.
Valon Kerolli, njohës i fushës së mediave sociale, beson se me një vendim të Qeverisë kjo kategori mund të kontribuojë miliona euron në konton e buxhetit të ushtrisë së Kosovës.
“Unë besoj duke e parë edhe trendin edhe përdorimin që tek të rinjtë në Kosovë dhe diasporë, besoj se vlera e kriptovalutave do të ishte milionëshe, ndërsa në të ardhmen nëse ato do të ruheshin dhe konvertohen në të holla, vlera do të rritej edhe më shumë”, deklaroi Kerolli.
RTV Dukagjini e ka pyetur Ministrinë e Ekonomisë, nëse do të lejojnë që përmes kriptovalutave të ndihmohet Fondi i Sigurisë. Mirëpo nga kjo Ministri nuk janë përgjigjur.
Më 4 janar Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të anuloj veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën është vendi ynë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj