Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person që dyshohet se ka kërcënuar ish-kryeun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, personi ka çrregullime mendore, gjë që është marrë parasysh gjatë procedurave:


“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për persona me ç’rregullime mendore.”

Rasti është duke u hetuar dhe masat e mëtejshme do të vendosen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas informacioneve, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi paraprakisht kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku dyshohet se kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Haradinajt dhe familjes së tij. /Telegrafi/