LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për Lutfi Dervishin

Kërkohet paraburgim për Lutfi Dervishin

Seanca e caktimit të masës së sigurisë për urologun Lutfi Dervishi ka përfunduar, ndërsa tash pritet vendimi i gjykatës.

Në seancën e sotme që u mbyll për medie nga gjyqtarja e EULEX-it Maria Tuma, prokurori Charles Hardaway kërkoi paraburgim për të akuzuarin e rastit “Medikus”.

Kërkesën për paraburgim Hardaway e arsyetoi me rrezikun e ikjes së Lutfi Dervishit, po të ndodhej ai në liri.


Urologu Lutfi Dervishi u arrestua dje pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus”, edhe pse dënimet e themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga apeli.

Valon Hasani, avokati i Lutfi Dervishit arrestimin e të mbrojturit të tij e konsideroi të paligjshëm.

Sipas Hasanit urdhëresa në bazë të së cilës është arrestuar Dervishi, është anuluar nga Gjykata Supreme.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori