Rreth 40 të burgosur në qendrat korrektuese vuajnë nga sëmundje të rënda. Kështu shprehet kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala.
Ai thekson nevojën për ndërtimin e një spitali brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk e ka në plan ndërtimin e këtij spitali, meqë nuk ka numër të pacientëve për të arsyetuar themelimin e tij.
Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave të Lirive të Njeriut gjatë ditës ka reaguar për vdekjen në kohë të shkurtër të dy të burgosurve.
Kryetari i KMDLNJ-së, Behgjet Shala thotë se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Shëndetësisë duhet të krijojnë kushte për trajtimin e të burgosurve me sëmundje.
“Ata duhet të krijojnë kushte brenda këtij departamenti duke siguruar një përkrahje më të madhe profesionale. Mjekë të profileve të ndryshme dhe një kërkesë e ripërsëritur e jona, duhet të ndërtohet një spital brenda sistemit korrektues të Kosovës. Për disa të burgosur, të cilët nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë është lehtë edhe të dërgohen në spital rajonal apo në QKUK”.
“Mirëpo, disa të burgosur që kanë një rrezikshmëri të lartë, aty duhet një përcjellje permanente, është e kushtueshme dhe kërkon kohë. Mandej edhe Forenzika Psikiatrike në Prishtinë edhe brenda QKUK-së nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të burgosur. Është një hapësirë simbolike dhe nuk është në rregull që në një vend ku parësore është shëndeti publik për qytetarët, të sillet aty policia dhe të burgosurit”, thotë Shala.
Më tej, ai thekson se janë rreth 40 të burgosur të cilët kanë sëmundje të rënda.
“Është e pamundur që Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas vlerësimit tonë i ka minimumin 40 të burgosur, të cilët kanë sëmundje të rëndë, por edhe ndoshta edhe më shumë që kanë çrregullime mendore”.
“Por, është e pamundur që me këtë staf që e kanë të kujdesen më seriozisht. Këta mundohen të mirëmbajnë situatën, por nuk kanë kapacitet për më shumë, sepse nuk kanë as bazë materiale e as mjek të profilit të duhur. Pastaj përgjegjësia kryesore kur të ndodhë ndonjë rast i shkon Shërbimit Shëndetësor të burgjeve”, shprehet ai.
Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk ka në plan ndërtimin e spitalit për burgje.
“Në planin zhvillimor dhe legjislativ, nuk parashihet ndërtim i spitalit për burgje duke pasur parasysh specifikat që ka shërbimi dhe kapacitetet ekzistuese. Është në plan zgjerimi i stacionarit, ndërsa shërbimet spitalore, për të qenë ekuivalente me shërbimet e sektorit publik, parashihet të bëhen në spitale publike”.
“Po ashtu, nuk ka numër të pacientëve për të arsyetuar themelimin e spitalit, marrë parasysh edhe kapacitetet humane”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
KosovaPress gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj, por nuk i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.
Shëndetësia në burgje menaxhohet përmes 10 Njësive Shëndetësore.
Kujtojmë se në të gjitha institucionet korrektuese janë rreth 1500 persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova