Banorët e lagjeve përreth parkut te Varrezat e Dëshmorëve në “Velani” të Prishtinës kanë protestuar sot kundër degradimit të këtij parku dhe kanë kërkuar që kjo hapësirë të mos shndërrohet në varreza.
Me rastin e Ditës së Tokës, fëmijët e lagjeve përreth Parkut te Varrezat e Dëshmorëve në shenjë proteste kanë mbjellë një fidan dhe kanë kërkuar që parku të mos mbushet me varreza, por të jetë një hapësirë që iu dedikohet tërësisht atyre.
Leon Biçaku, një nga fëmijët që kishte dalë për të kërkuar që parku të mos degradohet, thotë se në këtë hapësirë duhet ndërtuar fusha sportive dhe krijuar hapësira gjelbëruese.
“Ne jemi mbledhur sot këtu për të festuar Ditën e Tokës dhe për të treguar kujdesin dhe dashurinë tonë ndaj saj. Sot për Ditën e Tokës ne kemi dalë me ‘armët’ tona më të forta, me sinqeritetin tonë fëmijëror dhe me pafajësinë tonë për të treguar aftësinë për të dalë kundër çdo padrejtësie që i bëhet parkut tonë. Ne nuk duam që vitin tjetër, po në këtë ditë, kur të dalim për Ditën e Tokës të jemi në një park pranë varrezave, por duam që të kemi hapësira të ndryshme për kreativitet për të zhvilluar imagjinatën tonë të pa kufij fëmijërore”, tha Biçaku.
Ai ka thënë se përkundër që janë të pakënaqur me gjendjen e parkut vazhdojnë ta shfrytëzojnë pasi është e vetmja hapësirë e gjelbër që ndodhet pranë vendbanimit të tyre.
“Ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen e parkut, nuk jemi të kënaqur me situatën që e ka kapluar tashmë parkun tonë, por gjithsesi kemi dalë që ta shfrytëzojmë këtë pak hapësirë të gjelbër që na ka mbetur pa u degraduar, pa varre”, tha ai.
Ndërkaq, Liridon Llapashtica, në emër të banorëve, ka thënë se e kanë mbjellë një fidan me shpresën se do të ndalet degradimi i parkut.
“Kjo është hera e tretë që banorët e lagjes mblidhen dhe shprehin pakënaqësitë e tyre karshi degradimit të parkut. Ne besojmë shumë dhe shpresojmë që institucionet si komunale ashtu edhe ato qeveritare kanë resurse të nevojshme njerëzore dhe do të ndërmarrin masa karshi parkut. Ne kemi bërë peticion në numër të madh të banorëve, të cilat mandej janë prezantuar tek institucionet. Kemi informata që brenda institucioneve të Komunës vetëm kanë filluar të lëvizin gjërat për së mbari dhe shumë shpejt do të caktohet një parcelë e re për varrezat e qytetit dhe pastaj të fillojmë me procedurat tjera ku do të bëhet zhvarrosja dhe pastaj do të fillojmë projekte të tjera këtu në parkun e qytetit. Ne jemi që 4.4 hektarët të parkut të kthehen në gjelbërim dhe në hapësirë për rekreacion për fëmijët e kësaj ane”, tha Llapashtica.
Në anën tjetër, banori Fadil Cakolli, ka treguar se dy djemtë e tij kanë frikë të dalin për të luajtur, duke thënë se varrezat nuk e kanë vendin në park ku luajnë fëmijët.
“Unë i kam dy fëmijë këtu me vete, por kur i qes për të luajtur më thonë babi të lutëm eja me neve, i pyes pse dhe më thonë se këtu ka varre ‘çohet’ dikush. Tash ne si bashkësi lokale kemi me e bë një peticion dhe kemi me e pyet kryetarin e Komunës me leje të kujt kanë ardhur këta njerëz këtu. Nuk jemi kundër dëshmorëve të kombit, vetë jam luftëtar i UÇK-së, lavdi për secilin që ka vdekur për këtë tokë, por ne do ta pyesim kryetarin e Komunës të Prishtinës me leje të kujt po vijnë këta njerëz këtu. Nesër nipi im, ku ka luajtur këtu, a ka me hip përmbi varre”, tha ai.
Ndryshe, banorët e lagjeve përreth parkut te Varrezat e Dëshmorëve në ‘Velani’ të Prishtinës edhe më herët kanë mbajtur protesta duke kërkuar që parku të mos degradohet dhe të mos shndërrohet në varreza. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fsk-780x439.jpg)
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim