LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet departament i posaçëm në Prokurorinë e Maqedonisë për mbrojtjen e gazetarëve

Kërkohet departament i posaçëm në Prokurorinë e Maqedonisë për mbrojtjen e gazetarëve

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë – SHGM së bashku me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatikë (SPGPM) Pavle Bellovski, sot janë takuar me shefin e Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavrill Bubevskin.

Në takim, Çadikovski theksoi se me rëndësi të jashtëzakonshme për avancimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të përbashkët është formimi i një departamenti në kuadër të PTHP, i cili do të jetë i ngarkuar vetëm për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, të sigurisë së tyre, si dhe të gjuhës eksplicite të urrejtjes ndaj tyre. Nga ana e Bellovskit u potencua se edhe përveç kësaj që siguria e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë në periudhën e kaluar në vend është përmirësuar, mbetet faktit se perceptimi i shkallës së mosndëshkimit të sulmuesve ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë mbetet në nivel të lartë dhe kjo duhet të ndryshohet.

Dragan Sekullovski, drejtori i SHGM-së theksoi se PTHP ka obligim të ndjekë rekomandimet e Këshillit të Evropës për mbrojtje më të madhe të gazetarëve, veçanërisht Rekomandimin CM/Rec (2016) 41 nga Komiteti i Ministrave drejtuar vendeve anëtare për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe aktorëve të tjerë mediatikë.


Shefi i Prokurorisë së Shkupit Gavrill Bubevski e shprehu kënaqësinë e tij që këto propozime konstruktive nga ana e sindikatave janë të pranueshme dhe në të ardhmen si institucion do të përpiqen që t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave të SHGM-së dhe SPGPM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori