Autoritetet e kanë konfirmuar se kërkimi për aeroplanin e zhdukur që mbante sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala, janë mbyllur, pa pasur një rezultat. 

Aeroplani që mbante sulmuesin që u nis nga Nantes u zhduk të hënën, duke humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, pranë rreth tetë milje në veri perëndim të Guernsey në kanalin anglez.


Ekipi i kërkimit u mblodh edhe të enjten në mëngjes, por u mbyllën pasditen pasi zyrtarët mendojnë se janë shteruar opsionet e tyre.

emiliano sala

Një deklaratë e kapitenit të portit, David Barker, u lëshua nga policia e Guernsey.

"Ekipi im sapo është takuar për të shqyrtuar operacionin e kërkim-shpëtimit i cili ka filluar që kur aeroplani u zhduk të hënën".

"Megjithë përpjekjet më të mira nga ajri dhe kërkimit në Ishujt Channel, mes Britanisë së Madhe dhe Francës, në një sipërfaqe prej përafërsisht 1.700 milje - me një sasi të konsiderueshme të saj të kontrolluar më shumë se një herë - dhe duke ekzaminuar të dhënat e telefonit celular dhe imazhet satelitore, ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë ndonjë gjurmë të avionit, pilotit apo pasagjerit".

sala 2

"Ka pasur mbi 24 orë kërkime të vazhdueshme, me 80 orë fluturim me tre aeroplanë dhe pesë helikopterë. Gjithashtu janë përfshirë dy anije shpëtimi, si dhe ndihma nga anijet e kalimit të ndryshme dhe anijet e peshkimit".

"Ne shqyrtuam të gjitha informacionin e disponueshme dhe kemi marrë vendimin e vështirë për t'i dhënë fund kërkimeve".

"Shanset e mbijetesës në këtë fazë janë jashtëzakonisht të vogla".

"Të afërmit e tyre janë informuar për këtë zhvillim dhe mendimet e mia shkojnë tek familja e pilotit dhe pasagjerëve në këtë kohë më të vështirë".

"Kjo ka qenë një kërkim shumë i plotë dhe i gjerë, i koordinuar nga Qendra e Kontrollit të Shërbimeve të Përbashkëta të Emergjencave me bazë në Guernsey dhe ka parë bashkëpunim shembullor nga të gjitha vendet e përfshira, për të cilat dëshiroj të falënderoj personalisht", ka thënë David Barker.

Lojtari i Cardiff Cityt u kthye në Nantes që të përshëndetet me ish- bashkëlojtarët, por që në kthim aeroplani i tij u zhduk. /Telegrafi/

telegrafi sport app