Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3 po mbizotëron një atmosferë e mrekullueshme.

Banorët po kërcejnë me njëri-tjetrin, derisa 'Vëllai i Madh' ka lëshuar këngë të ndryshme.


Ata që morën vëmendje gjatë vallëzimit kanë qenë dyshja, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci.

Screenshot 15 2 Foto: Screenshot/YouTube

Çifti shijuan një kërcim sensual, derisa nuk munguan as puthjet e përqafimet.

Të njëjtit po kalojnë një periudhë të mirë së bashku duke mos u ndarë për asnjë moment.

Screenshot 16 4 Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse kishin probleme me njëri-tjetrin, ata tani kanë bërë paqe, teksa kanë lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet.

Madje, në BBVA realizuan edhe një dasmë tradicionale, siç është zakoni. /Telegrafi/