Kërcënon ‘Srpska’: Veriu do të reagojë, nëse KQZ lejon komisionerë të partisë së Jabllanoviqit

Vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që në komisionet zgjedhore në Komunën e Leposaviqit të ketë edhe komisionerë të partisë së Aleksanar Jabllanoviq, Partia e Serbëve të Kosovës (PKS), e ka kundërshtuar ashpër Lista “Srpska” që ka mbështetjen absolutet të Qeverisë së Serbisë.
Nëpërmes të një komunikate për medie, “Srpska” ka kritikuar KQZ-në, për shkak të vendimit që në komunën e Leposaviqit anëtarë të komisioneve zgjedhore të jenë edhe përfaqësues të PKS-së, e cila, sipas “Srpska” nuk është subjekt politik parlamentar.
Sipas “Srpska”-s KQZ-ja ka bërë keqpërdorim politik, ndërsa ka siguruar “se tani është e qartë se PKS-ja ka mbështetjen e hapur politike të institucioneve të Prishtinës.
Lista Serbe ka porositur, se “as ata, e as populli serb në Kosovë e Metohi nuk pranon këso lloj mashtrime dhe ndërskamsa të Aleksandar Jabllanoviqit dhe të instruktorëve të tij politik në Prishtinë”.
Për këtë arsye “Srpska” ka ftuar KQZ që t’i zbatojë vendimet e Komisionit Komunal Zgjedhor në Leposaviq, në të kundërtën, porosisin se reagimi i popullit serb në veri të Kosovës e Metohisë do të jetë i fuqishëm dhe i vendosur.
Ndryshe, Lista Serbe, e cila është i vetmi subjekt politik që mbështetet nga Beogradi ka ftuar serbët e Kosovës që të votojnë vetëm për partinë e tyre, ndërsa subjektet tjera politike serbe i kanë quajtur inekzistente për serbët e Kosovës. Përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike dhe kandidatët për deputetë të këtyre subjekteve kanë vazhduar të kërcënohen edhe nga njerëz të krimit në veri të Kosovës. Në tubimin e hapjes së fushatës në Leposaviq, në mesin e njerëzve të “Srpska”-s janë parë edhe bosët e krimit në veri të Kosovës, Zoran Millojeviq, shef i “Civilna Zastita”, Millan Radojeviq, shef i MUP-it serb për komunën e Leposaviqit, Millan Radojçiq, udhëheqës i krimit të organizuar në veri të Mitrovicës, i cili dyshohet se kishte organizuar sulmin me armë mbi zyrat e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të PKS-së, që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq. Në tubimin e Listës Serbe është pare edhe Dejan Vulloviq, i cili [sthë bosi i contrabands në veri të Kosovës.
Kryetari i Listës “Srpska”, Sllavko Simiq, ka thenë se ‘Srpska” është ushtri serbe në Kosovës, e cila ka për komandant Aleksandër Vuçiqin. /zeri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës