Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, kosovari arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
I njëjti u arrestua nën dyshimin se ka kanosur një viktimë, përkatësisht një prokuror të shtetit, përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i cili u arrestua pas një hetimi të zhvilluar, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore kundër tij. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































