Kërcënohet me vdekje Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA

240:"Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, listens during a briefing about the coronavirus in the James Brady Press Briefing Room, Friday, March 27, 2020, in Washington. (AP Photo/Alex Brandon) 12:"Alex Brandon
Doktor Anthony Fauci, eksperti më i lartë mjekësor për pandeminë në SHBA, po përballet me kërcënime për jetën.
Fauci tani kërkon siguri personale në çdo kohë, përfshirë edhe në shtëpinë e tij, ka konfirmuar një burim për CNN.
Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i kërkoi Shërbimit të Marshallëve amerikanë ndihmë pas kërcënimeve ndaj Fauci.
Marshallët pranuan dhe vunë në dispozicion disa oficerë për të siguruar mbrojtjen personale të mjekut.
Kjo vjen si pasojë e zemërimit që ka shkaktuar tek të gjithë, nga masat që ka marrë për izolimin e njerëzve dhe bllokimin e çdo gjëje.
Udhëzimi i mjekut që vendi “të mbyllet” në mënyrë që të mos përhapet coronavirusi, nuk ka gjetur shumë mbështetje. /kp/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































