Kërcënohet Agim Bahtiri, Policia e Kosovës pranë shtëpisë së tij

Policia e Kosovës, sot në orët e mëngjesit ka rrethuar shtëpinë e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Sipas burimeve të Telegrafit thuhet se kryetari i kësaj komune është kërcënuar.
Ndërkaq, në foton që ka siguruar Telegrafi, shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Telegrafi ka tentuar të flas me të Bahtirin, por i njëjti në pyetjen e bërë nga gazetarja, ndërpreu telefonatën.
Telegrafi po ashtu ka provuar të kontaktoj dhe me zyrtarë policorë dhe prokurorinë në këtë qytet, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































