Një shkollë e mesme në Brooklyn u detyrua të evakuohej pasi mori një kërcënim me bomba në mëngjesin e së enjtes.

"Këtë mëngjes shkolla e mesme e Brooklyn-it mori një kërcënim për bombë. Të gjithë nxënësit janë evakuuar dhe hetimi është ende në vazhdim", ka njoftuar policia e Nju Jorkut në Twitter, pak para orës 9 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.


21865592 7760139 image a 58 1575559663217

21865594 7760139 image a 59 1575559663227

Autoritetet thanë që zyrtarët e shkollës morën kërcënimin me një email para fillimit të mësimit, transmeton Telegrafi.

Policia e Nju Jork këshilloi banorët që të shmangnin zonën Fort Greene Pl & Dekalb Ave në Brooklyn.

''Studentëve nuk u lejohej të hynin në shkollë pasi oficerët janë në vendin ku po hetojnë këtë incident'' tha NYPD.

21865646 7760139 image a 43 1575559562308 1

21866690 7760139 image a 78 1575560880731

Studentët thuhet se kishin qëndruar jashtë për gati një orë para se të transferoheshin në Universitetin Long Island, jo larg nga shkolla e tyre.

Fotografitë e vendit të ngjarjes treguan mijëra studentë dhe stafi duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkolla e mesme Brooklyn është shkolla më e madhe e specializuar në Nju Jork me afërsisht 6,000 studentë. /Telegrafi/

21866694 7760139 image a 77 1575560809285

21866692 7760139 image a 76 1575560787468