LAJMI I FUNDIT:

Keqtrajtohen të burgosurit e ”Grupit të Kumanovës”

Pas përfundimit të seancës së fundit gjyqësore për rastin e “Lagjes së Trimave”, gjatë rrugës për në burg policia ka rrahur dhe maltretuar të akuzuarit Bajram Elshanin dhe Sevdail Miftarin. Këtë e konfirmojnë avokatët dhe familjarët e të akuzuarve. Sipas tyre, më rëndë ka pësuar Bajram Elshani i cili ka marrë lëndime në qafë, kokë dhe dhëmbë të thyer, ndërsa Sevdail Miftari ka lënduar këmbën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Bajramin e kam pa në gjendje jo të mirë, kur e ka kthyer nga gjykata e kanë rrahur një dhëmb ja kanë thyer ka pasur shenjë në qafë në kokë e kanë harrur duke e dërguar në burg. Isha në vizitë e pyeta më tha çka me të treguar na kanë rrahur. Me maska kanë qenë të policisë special a ku ta dijë”, deklaroi për Alsat-M, Jetulla Elshani, Babai i Bajramit.

Avokatë e kanë paraqitur rastin në fjalë, por përgjegjësi për maltretimin e të akuzuarve e hedhe tek ministria e drejtësisë dhe avokati i popullit pasi që ata kanë mekanizma për të parandaluar maltretimin e të akuzuarve.


“Bajrami i ka pasur dhëmbët e thyer ndërsa Sevdali Miftari tek këmba ka pasur lëndime. Kemi reaguar në çdo formë dhe presim që gjykatësja të reagojë ashtu siç premtoi. Mendoj se dobësia është tek ministria e drejtësisë dhe avokati popullit, pasi maltretimi bëhet në burgje nga ana e gardianëve dhe njësive speciale. Pra përgjegjësi kanë Ministria e drejtësi dhe Avokati popullit”, tha avokati Naser Raufi.

Edhe seanca e sotme gjyqësore për lagjen e trimave vazhdoi me dyer të mbyllura pasi dëshminë e tyre e kanë dhënë katër dëshmitarë të mbrojtur. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori