Kepa Arrizabalaga ka reaguar ndaj hyrjes së Todd Boehly në dhomën e zhveshjes pas humbjes befasuese të Chelseat ndaj Brighton fundjavën e kaluar.

Blutë kanë humbur tre ndeshje radhazi që kur Frank Lampard u kthye në klub si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.


Skuadra e anglezit kaloi në epërsi përmes Conor Gallagher, por në fund pësuan humbje 2-1 në Stamford Bridge.

Pas humbjes së tyre të fundit në ligë, pronari Boehly hyri në dhomën e zhveshjes dhe e cilësoi performancën e tyre si 'të turpshme' .

Arrizabalaga ka ndarë mendimet e tij për amerikanin duke u dhënë atyre një bisedë ekipore, pasi ai bëhet lojtari i parë i Chelseat që përgjigjet publikisht për atë situatë.

"Todd vjen në dhomën e zhveshjes çdo ndeshje. Ai kishte biseda të ndryshme me ne”, deklaroi Kepa.

"Unë nuk do të them atë që ai tha. Është normale kur ai vjen në dhomën e zhveshjes".

Arrizabalaga pritet të startojë në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, gjersa Chelsea kërkon të përmbysë një deficit prej dy golash çerekfinale në Stamford Bridge të martën (nesër). /Telegrafi/

telegrafi sport app