LAJMI I FUNDIT:

KennyS me paraqitje solide pas rikthimit të tij në skenën profesionale të CS:GO

KennyS me paraqitje solide pas rikthimit të tij në skenën profesionale të CS:GO
(Foto: HLTV)

Kenny ‘kennyS’ Schrub pak ditë më parë është bërë pjesë e ekipit Falcons, pasi kaloi një kohë të gjatë në stolin e G2.

Tashmë kennyS ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me ekipin Falcons, ku mposhtën ekipin tjetër francez LDLC me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Edhe pse rezultati ishte i ngushtë 16-14 në të dyja mapat, skuadra e kennyS shënoi një fitore me rëndësi, duke kaluar në çerekfinale të turneut European Development Championship.


Snajperisti edhe pse ishte për një kohë jashtë skenës profesionale, pati paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj LDLC, ku realizoi 47 eliminime, dhe mori vlerësimin 1.35 nga HLTV.

Një pjesë të momenteve më të mira të tij e ka postuar vetë lojtari në kanalin e tij zyrtar në Youtube, të cilën mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Barcelona me dhjetë lojtarë në fushë merr triumf të madh ndaj Benficas si mysafir

Liga e Kampionëve
Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

Zbulohet plani perfekt i Real Madridit për Arda Guler dhe Endrick

La Liga
Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Shkëlqeu Alisson: PSG 0-1 Liverpool, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori