E dini që duke e tepruar me ushqimin ose duke ngrënë shumë shpejt përfundoni me fryrje barku? Por nëse nuk keni bërë asnjërën prej tyre dhe përsëri të ndiheni të fryrë?
Ja cilat janë disa nga shkaqet “tinëzare” që mund të fshihen pas fryrjes së barkut.
Ëmbëltuesit artificialë: Nëse ju duhet një tjetër arsye për të shmangur ëmbëltuesit artificialë, duhet të dini se ato mund t’ju shkaktojnë fryrje të barkut. Këto substanca nuk absorbohen në zorrën e hollë dhe përfundojnë tek zorra e trashë, ku fermentohen nga bakteri. Rezultati: gazra të shumta me erë të keqe.
Perimet e familjes së lakrës: Perime si lakra, lulelakra, kale dhe brokoli përmbajnë përbërës të fuqishëm kundër kancerit. Ato kanë gjithashtu një lloj niseshteje të quajtur rafinose, që trupi e ka të vështirë ta tresë; prandaj përfundon në zorrë dhe ju shkakton gazra.
Nëse nuk jeni mësuar duke ngrënë kështu lloje perimesh, ekspertët rekomandojnë që të filloni duke ngrënë në racione të ulëta dhe gradualisht të rrisni porcionet. Kur të përgatitni supë me lakra, brokoli apo lulelakër, shtoni pak lëng limoni pasi stimulon enzimat digjestive.
Ilaçet kundër artritit: Ilaçet jo-steroidale anti-inflamatore mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, por nga ana tjetër mund të shkaktojnë mbledhje të lëngjeve në trup. Përveç se mund të ndiheni të fryrë, ato mund t’ju bëjnë të dukeni të ënjtur në çdo pjesë të trupit.
Ekspertët rekomandojnë një dietë anti-inflamatre (të shmangni ushqimet që shkaktojnë inflamacion), dhe të merrni në konsideratë teknika për trurin dhe trupin (si akupunktura apo meditimi).
Produktet e sojës: Për personat që shfaqin intolerancë ndaj laktozës, qumështi i sojës mund të duket një zëvendësues i mirë. Por, duhet të dini paraprakisht: produktet e sojës mund të shkaktojnë fryrje. Ato kanë efekte të ngjashme me estrogjenin në trup, duke çuar kështu në fryrje të barkut.
Në këtë rast ekspertët rekomandojnë që të konsumoni më mirë qumësht kokosi, qumësht bajamesh pa sheqer të shtuar ose qumësht kërpi. Dhe përpiquni të qëndroni larg ushqimeve të paketuara që përmbajnë produktet e sojës.
Pijet energjike: Mënyra juaj e preferuar për t’u hidratuar pas stërvitjes mund të shkaktojë fryrje të barkut, falë të gjitha ëmbëltuesve artificialë tek pijet energjike.
Mënyra më e mirë për t’u rihidratuar dhe rikthyer elektrolitet: ujë dhe banane. Ose pini lëngje detoks me ujë, kastravec, lëng limoni etj. /Telegrafi/