LAJMI I FUNDIT:

Keni shpëlarë gabimisht tualetin gjatë gjithë kësaj kohe

Keni shpëlarë gabimisht tualetin gjatë gjithë kësaj kohe

Një person mesatar mund të përdor tualetin pesë herë në ditë, por me sa duket shumica a njerëzve bëjnë një gabim kur e përdorin.

Një shkencëtare e njohur si Shalini Guleria iu ka bërë thirrje njerëzve që kurrë të mos e lëshoni ujin e tualetit me kapak të hapur.

“A e dini se kur shpëlani tualetin me kapakun e hapur, në fakt po lëshoni një mjegull të imët uji dhe bakterie në ajër”, shpjegoi ajo.


Sipas saj, “sa herë që shpëlani tualetin, pikat e vogla që përmbajnë baktere si e-coli dhe gjëra të tjera të këqija, kërcejnë deri në dy metranë ajër”.

“Dhe edhe nëse nuk mund t’i shihni ‘me sy’, ato gjenden aty”, pohon Guleria. /Telegrafi/