Keni një martesë të mërzitshme me partnerin? Nevojiten tre hapa për ta rregulluar këtë

Pas martesës, shumica e çifteve fillojnë të mërziten pasi që humbasin emocionet të cilat i keni pasur kur jeni takuar, emocionet e të rënit në dashuri veçse kanë humbur, e gjithashtu edhe emocionet e fejesës dhe dasmës kanë kaluar
Autorja e “The Breakup Bible”, Rachel A. Sussam, tregon se çfarë do të thotë kur mërziteni në martesë dhe si të shpëtoni pa u ndarë me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Hapi i parë: Mos u brengosni
Nëse keni qenë së bashku për një kohë të gjatë, të mërziturit me njëri-tjetrin në një periudhë të caktuar është një gjë thuajse e pamundur për t’u shmangur.
Turinjtë tanë janë të ‘programuar’ për të kërkuar gjërat më të reja dhe më emocionuese.
Ne lodhemi me rutinën e njëjtë të çdo aspekti të jetës sonë – me rutinën e punës, rutinat e palestrës – e kjo vlen edhe për lidhjet.
Pritni që kjo të ndodhë, vërejeni dhe përpiquni ta ndryshoni.
Si ta bëni këtë?
Një mënyrë është që të ndaheni dhe të kaloni nga një lidhje në tjetrën, e gjithmonë ta përfundoni posa të mërziteni. Ose, nëse e vlerësoni partnerin dhe dëshironi ta bëni lidhjen të funksionojë, kaloni në dy hapat tjerë…
Hapi i dytë: Zbuloni shkaktarin
Fillimisht, zbuloni nëse kjo është vetëm mërzi apo diçka më e madhe. Përderisa të ndjerit pa inspirim në një lidhje mund të jetë problem i zakonshëm, kjo dukuri mund të jetë vetëm sipërfaqe e problemeve më të thella.
Sussam sugjeron që t’ia bëni vetes këto pyetje për t’ju drejtuar dëmit:
– A jeni duke bërë ende seks?
– A jeni duke e vënë veten në pyetje në qoftë se jeni apo nuk jeni të joshur nga ky person?
– A jeni në të njëjtën ‘faqe’ sa i përket familjes dhe shoqërisë?
– A fjaloseni rreth financave apo balancës mes jetës dhe punës?
– A jeni duke e pyetur veten në qoftë se keni çfarëdo gjëje të përbashkët?
– A po e ndjeni veten sikurse jeni duke shkuar drejt ndarjes?
Nëse përgjigja është po në shumicën e këtyre pyetjeve, atëherë ju keni një problem më të madh se mërzia në lidhje.
Nëse ndjeheni paksa të shqetësuar, atëherë pyeteni veten nëse gjithashtu jeni duke u ndjerë të humbur në aspektet tjera të jetës suaj.
Duhet të keni një balancë, pasi që lidhja e dashurisë nuk mund të jetë gjithçka që keni. Sigurohuni të ndjeheni të stimuluar në punë, në shoqëri dhe në lidhje.
Të pasurit një jetë stimuluese dhe emocionuese është përgjegjësi e çdo individi.
Por, mos harroni të bëni diskutime të sinqerta me partnerin dhe të shihni se çfarë mund të bëni për t’i rregulluar gjërat.
Hapi i tretë: Bëni një plan
Tani është pjesa më argëtuese. Sussman thotë se ajo dhe burri i saj e kanë zgjidhur problemin e mërzitjes në lidhje duke e planifikuar një pushim së bashku.
“Jo vetëm që kemi planifikuar një udhëtim për në Itali, por kemi vendosur edhe të ndjekim mësime italiane për gjashtë muaj. Kemi studiuar bashkë, e kemi pyetur njëri-tjetrin dhe kemi gatuar së bashku ushqim italian gjatë vikendeve. Derisa kishte ardhur koha të nisemi për në udhëtim, lidhja jonë veçse kishte qenë më emocionuese për shkak të kësaj”, thotë ajo.
Përpiquni të zbuloni se cila pjesë e lidhjes po ju mërzitë dhe provoni t’i ndryshoni gjërat.
Më e rëndësishmja është të mos i bëni presion vetes, pasi që kjo gjë ju ndodhë të gjithëve. Shfrytëzojeni këtë si mundësi për t’u argëtuar dhe për të mësuar gjëra të reja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
E shkruar në shuplakë dore që nga lindja: Sa fëmijë do të keni dhe a do të jenë të shëndetshëm!

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker