Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, do të prezantojë shtetin e Qipros në "Eurovision 2018".

Ajo ka bërë karrierë në Greqi, duke kënduar nëpër spektakle të njohura televizive atje, gjersa kohë më parë kishte mohuar edhe origjinën shqiptare.


Por, e vërteta është se ajo vjen nga Shqipëria, dhe emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj.

Është bërë e ditur tashmë se ajo do të jetë këngëtarja që do të përfaqësojë ishullin e Qipros në "Eurovision 2018", që mbahet në Lisbonë.

Portalet greke kanë shkruar se ajo dhe kompozitori i njohur Alex Papaconstantinou, kanë nisur punën për regjistrimin e këngës.

Një konfirmim të tillë e ka dhënë edhe shtëpia diskografike që ka nën menaxhim këngëtaren. /Telegrafi/