Këngëtari nga Gjilani, Kastro, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

"Era" titullohet kënga e tij e re, e cila është një baladë hip hop dhe RnB.


Kënga është punuar nga vet Kastro në vijë melodike dhe tekst, gjersa producent i saj është Liridon Rexhepi.

q1

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë mjaft të veçantë bardhë e zi.

Ana vizuale e projektit i është besuar regjisorit Alban Selimaj.

Kastro është një emër mjaft i talentuar nga Gjilani, këngët e të cilit pëlqehen në masë të madhe nga publiku.

Ai po ashtu vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/