LAJMI I FUNDIT:

KËNGË GRUAJE

KËNGË GRUAJE

Poezi nga: Esther Raab
Përktheu: Melsen Kafilaj

Bekuar qoftë AI që më bëri grua –
që jam Adamah dhe Adam bashkë,
një brinjë e butë;
Bekuar qoftë Ai që më krijoi
rrathë mbi rrathë, posi orbitat e planeteve
dhe bërthama e frutit –
Ai që më dha një shtat të gjallë që lulëzon
dhe më bëri posi bima e fushës
që jep fryte;
Aq sa hija jote griset,
duke rrëshqitur posi mëndafshi
mbi fytyrën dhe kofshët e mia;
Dhe unë që jam rritur
dhe dua të jem ajo vajzë,
që vajton prej hidhërimit
dhe që buzëqesh e këndon zë-lartë,
më e hollë se e holla –
Posi ai bulkthi i vockël
në korin madhështor të kerubinëve –
më e vogël se e vogla –
Unë luaj në këmbët e tua,
Krijuesi im!