Ajo është një nga modelet më të famshme në botë, por zgjodhi një pamje të thjeshtë ndërsa dilte për punë në Los Angeles.

Ylli i rrjeteve sociale dukej se po e merrte me lehtësi ndërsa po ecte nëpër një garazh parkimi gjatë daljes.


Jenner ishte e veshur me një bluzë të bardhë të shtypur grafikisht që i vendosi krahët e saj të skalitur në pah teksa ajo vraponte për të përfunduar punët.

Screenshot 1 7 Foto: DailyMail

Ajo kombinoi bluzën me një palë pantallona të shkurtra të zeza që përqafoheshin fort në ijët e saj të lakuara. Si përfundim të kombinimit zgjodhi sandale nga marka Yezzy ngjyrë krem, të cilat ishin projektuar nga kunati i saj, Kanye West.

Si aksesorë Jenner vendosi një byzylyk të vetëm dhe një palë syze dielli me ngjyrë të zezë, ndërsa mbante një çantë të varur mbi shpatullën e saj të djathtë.

Screenshot 2 1 Foto: DailyMail

Flokët brune ishin të kapura bisht, kështu duke u përshtatur plotësisht me veshjen e thjeshtë. /Telegrafi/

Screenshot 3 1 Foto: DailyMail