Modelja e njohur, Kendall Jenner, është duke u rikthyer përmes shëtitjeve të ndryshme në Los Angeles.

Kohët e fundit është parë duke e shijuar qëndrimin në një restorant japonez, ku është parë me një fustan të shkurtër, shkruan Daily Mail.


Por, bukuroshja nuk është parë vet. Ylli i "Keeping Up With The Kardashians" është parë nën shoqërinë e basketbollistit Devin Booker.

29397112 8401821 image a 24 1591691069157

Sportisti, i cili u pa duke dalë nga i njëjti vend ku kishte qëndruar ajo, së fundmi është raportuar se ka pasuri prej 27 milionë dollarë.

Me një palë pantallona me ngjyra, Devin pati të veshur edhe një xhemper, me kapelën e së cilës kishte mbuluar paksa fytyrën.

29410444 8401821 There he is Devin wore his hoodie up and modeled floral slacks w m 20 1591716565622

Kjo nuk është hera e parë që dyshja janë parë së bashku, në prill të këtij viti ata kishin qenë në një udhëtim në Arizona. /Telegrafi/