Kur themi “patriotike”, direkt na vete mendja për atë qëndrim që shumë nga bashkëqytetarët tanë, por edhe njerëz të ndryshëm në botë, e marrin për atë çast kur duan të mbrojnë atdheun përpara një të huaji apo, qoftë, edhe përpara një kundërshtari të tyrin politik. Është ai lloj qëndrimi ku mjaft prej debatuesve nisin të ngrenë zërin apo të shtojnë të folurit me gjeste për të mbrojtur disa nga ata që kanë lënë gjurmë në themelimin apo luftërat e ndryshme të kombit apo kur diskutohet lidhur me ndjesitë e fqinjëve ndaj nesh. Në fakt, me këtë “ide patriotike” dua të shtroj një çështje krejt tjetër.
Unë besoj se ajo që mund të bënim për të pasur një “shpirt patriotik” do ishte të rregullonim rutinën e jetës sonë të përditshme, mënyrën sesi mendojmë dhe besojmë për jetët tona, për shkollimin e fëmijëve, për fqinjin, për një mik që duhet t’i kërkojmë ndjesë sepse nuk kishim guximin që t’ia thoshim në çastin e duhur se e drejta ishte me të. Besoj se nuk ka shpirt më patriotik sesa ai apo ajo që përpiqet të rregullojë rutinën e jetës sonë të përditshme, që të mos jemi qaramanë, që të mos mendojmë vetëm kur i humbim gjërat apo të mbetemi peng i humbjes apo që të mos bëhemi atdhetarë vetëm kur gjendemi në mes të një debati me të huaj apo ku debatojmë mbi figurat e së shkuarës.
Natyrisht, në këtë lloj “shpirti patriotik” e kemi pasur thuajse të pamundur ta arrinim lehtë në këto tridhjetë vite ndryshimesh politike, edhe për faktin se ne trashëguam vetëm një “patriotizëm të partisë”, ku gjithçka ishte në emër të saj dhe ajo e kalonte përkushtimin për gjithçka tjetër, madje edhe të vetes dhe familjes. Dhe, në këto tri dekada, ne nuk mundëm dot të kthejmë kokën pas e të pranojmë se çfarë humbëm nga ai sistem aq dehumanizues – një sistem që e zhveshi qytetarin shqiptar nga koncepti i pronës, besimit dhe i së drejtës, e për më tepër, nga koncepti për tjetrin. Për shkak të atij dehumanizmi, ne nuk mundëm dot ta kuptonim fuqinë e faljes, e aq më pak atë të pendimit.
Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe të jesh patriot për vendin tënd, ta duash atë dhe ta mbrosh në çdo rast rreziku. Por, çfarë vlere ka të presësh të bëhesh hero në një çast beteje, që ndoshta edhe nuk troket kurrë, nëse në jetën tënde nuk ke guxuar të merresh me gjërat e vogla që na rrëzojnë çdo ditë në lagjet tona, në punët tona, në shkollat e fëmijëve? Ç’kuptim ka heroi, patrioti i madh, nëse kur ka qenë çasti të thuash me zë të lartë të vërtetën apo të kërkosh llogari ndaj atyre që ke zgjedhur me votën tënde, ti ke heshtur?
Ne kemi nevojë për atë heroin e përditshëm që kur sheh papastërti te shkallët e pallatit të tij apo në një park publik, nuk bërtet, por i merr ato dhe i pastron, por njëkohësisht edhe lë një shënim të shkruar se kushdo duhet të kujdeset për higjienën e vendit ku banojmë apo ku shëtisim. Ne kemi nevojë për atë që kur gabon fëmija i fqinjit, nuk nxiton ta quajë fqinjin të dështuar apo të keq, por të shohë te fëmija i vet se çfarë nuk ka bërë si duhet dhe për të ndrequr atë që nuk bëmë në kohën e duhur.
Dhe, mbi të gjitha, nëse vërtet duam të kemi një shpirt patriotik, nuk mundet dot që të adhurojmë atë që na vjedh. Ne nuk mund të pretendojmë për asnjë lloj shpirti patriotik nëse kaq hapur pranojmë të themi “bravo filani, bir kurve!”. Sepse nëse heshtim ndaj hajdutit, nëse adhurojmë atë që na tall e na poshtëron, atëherë asnjë vlerë nuk do ketë guximi ynë për të bërë patriotin në një betejë, në një ballafaqim me të huajin apo në një debat historik me të shkuarën. Të kesh “shpirt patriotik” do të thotë që çdo ditë të përpiqesh të ndryshosh diçka, qoftë edhe me fjalën tënde, kur nuk mundesh dot me një vepër të mirë.
Vendi ynë, ku është shtëpia jonë, ku është familja jonë, ka nevojë që çdo ditë të mundemi ta shohim tjetrin në sy, jo për ta sfiduar, por për ta kuptuar. Nëse nuk e bëjmë këtë betejë të përditshme, nuk do të kenë asnjë vlerë as luftërat që mendojmë për t’u bërë heronj, sepse të tilla jo vetëm që mund të mos trokasin kurrë, por mund ta na gjejë të turpëruar dhe pa iu dashur askujt. Sepse beteja për një vend që e duam, fitohet fillimisht me luftërat e vogla të përditshmërisë, duke besuar se nuk është e keqja ajo që mund të na çojë përpara e as heshtja ndaj së keqes kur e dimë apo kur e shohim. Aq më pak mund të na çojë në një rrugëtim të mirë adhurimi ndaj së keqes dhe ndaj të fortëve.
Por, a kemi ne “shpirt patriotik”? Unë besoj se atë që kemi – sepse te çdo popull ka shpirt të tillë mes banorë të vet – ne e kemi lënë pa zë, pa figurë dhe e kemi çuar drejt harresës. Ideja për të guxuar të jetosh ndershëm ka kohë që fle në bodrumet e mendimeve tona dhe ne e themi gjithnjë e më të ulët, sepse mendojmë se ashtu do mund t’i japim vetes një shans që të mos na dëbojnë nga përditshmëria. Në fakt, nëse e kemi heshtur apo vijojmë ta aprovojmë të keqen me heshtjen tonë, ne do jemi thjesht personazh i tregimeve të Buzzatit, që kemi vdekur, por thjesht nuk e dimë ende.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova