Sulmuesi shqiptar i Baselit, Kemal Ademi ka gjetur përsëri golin në fitoren e Baselit kundër Luganos.

Baseli ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Lugano në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Zvicrës.


Njëri nga më të rëndësishmit në këtë fitore të mysafirëve padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi.

Ademi arriti të shënojë golin e parë të ndeshjes duke u kaluar Baselin në epërsi 1-0.

Goli i 23-vjeçarit erdhi në minutën e 13-të pas asistimit të Valentin Stocker.

Ky ishte goli i tetë i Ademit nga 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë sezon.

Në këtë ndeshje për Baselin luajtën edhe Edon Zhegrova për 84 minuta dhe Taulant Xhaka për 74 minuta. /Telegrafi/

telegrafi sport app