Fermeri italian, Cristian Mallocci, nuk u besonte syve të tij kur pa se një qenushë, lindi një qen me gëzof të gjelbër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Malloci drejton një fermë në ishullin mesdhetar të Sardenjës me kunatin e tij Giannangelo Liperi.


Është jashtëzakonisht e rrallë që një qen të lindë me gëzof ngjyrë jeshile. Kjo mendohet të ndodh kur këlyshët me ngjyrë të ‘zbehtë’, kanë kontakt në barkun e nënës së tyre me një pigment të gjelbër të quajtur 'biliverdin'.

Bëhet fjalë për të njëjtin pigment që shkakton ngjyrën e gjelbër tek trupi i mavijosur. /Telegrafi/

115035771 cedb3104 9e77 4ada a6ec 5dd3e9961797