LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Të hiqen taksat ndaj produkteve të Turqisë, të zëvendësojmë me to importin nga Serbia (Video)

Kelmendi: Të hiqen taksat ndaj produkteve të Turqisë, të zëvendësojmë me to importin nga Serbia (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka hedhur idenë për të hequr barrierat ndaj produkteve të Turqisë që nuk prodhohen në Kosovë, e që deri tani të njëjtat Kosova i ka importuar nga Serbia.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se politikat fiskale të Kosovës kanë penguar tregtinë me vendet tjera si Turqia.

“Një koleg që ka qenë importues i mallrave nga Serbia më thotë: Nëse hiqet dogana për atë produkt që nuk prodhohet në Kosovë, unë e bie nga Turqia dhe kurrë më nuk kam nevojë për Serbi. Tash shteti nëse dëshiron të pavarësohet ekonomikisht nga një shtet tjetër e dëgjon me kujdes këtë biznesmen dhe e bën llogarinë e fitimit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Deputeti i LDK-së ka sqaruar se Kosova ka një marrëveshje bilaterale me Turqinë, që Turqia e ka miratuar në parlament ndërsa Kosova nuk e ka miratuar për të mbrojtur produktet e Kosovës.

“Po të kishim zbatuar këtë marrëveshje me Turqinë, ne do të kishim pasur pasoja tjera në sektorin e ushqimit. Prandaj nuk është ratifikuar për të mbrojtur prodhuesit vendor…Prandaj me Turqinë mund t’i heqim ato taksa, të cilat nuk ndikojnë fare në grumbullimin e mjeteve të shtetit, por që zëvendësojnë dhe pavarësojnë plotësisht importin nga Serbia”.

Afaristi i njohur ka thënë se përpos brendeve ndërkombëtare që prodhohen në rajon, në bizneset e tij ai nuk do të mbajë më produkte tjera të huaja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori