Kam menduar që kontributin tim dhe përvojën shumë vjeçare që kam, ta japi drejtpërdrejtë duke i menaxhuar disa ministri, ka thënë në një intervistë për KosovaPress, pronari i kompanisë “ELKOS Group”,dhe deputet i Parlamentit të Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Kelmendi ka dhënë dorëheqje mbrëmë nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo sipas burimeve të KosovaPress-it, ka ardhur pas një injorimi që pretendenti i vetëm për ta udhëhequr PDK-në, Kadri Veseli, i ka bërë në tubimin në Pejë, ku në fjalimin hyrës, i ka përmendur me emra të gjithë deputetët dhe biznesmenët pjesëmarrës në tubim, por jo edhe Ramiz Kelmendin.
Atij gjithashtu i është pamundësuar para më shumë se 300 simpatizantëve të tij, që ta marrë fjalën dhe të çojë përpara synimet e tij dhe premtimin që i është dhënë për postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.
Kelmendi ka thënë se premtimet elektorale për krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës nga Partia Demokratike e Kosovës, do të duhej të realizohen, për këtë presin qytetarët e Kosovës.
“Ne e kemi plotë gojën sot fjalë, zhvillim ekonomik dhe kemi premtuar 200 mijë vende të punë. Dikush 120 mijë, dikush 160 mijë. Ata numra i kam kuptu seriozisht, nuk e kam kuptu si një fushatë zgjedhore dhe se me i realizu, ajo është e domosdoshmëri. Qytetarët kanë nevojë për ato vende të punës dhe kam menduar që me kyçjen time në këtë formë ka pasur mundësi me u realizu më shpejtë zhvillimi ekonomik, tha Kelmendi.
Ai thotë se nuk ka shkuar në PDK për përfitime personale. Sipas tij, kompania e tij ishte e zhvilluar edhe gjatë kohës sa ai ishte në opozitë.
“Nuk kam shkuar në PDK për të përfituar personalisht sepse unë këtë ngritje ekonomike të grupit ‘Elkos’ e kam bërë kur kam qenë në opozitë. Por kam menduar që kontributin tim dhe përvojën shumëvjeçare që e kam, me e dhënë drejtpërdrejt duke i menaxhuar disa ministri, të cilat janë të domosdoshme të sinkronizohen që të bashkëveprojnë më shpejt dhe më mirë në funksion të zgjedhjes së çështjeve dhe kërkesave të shumta dhe nevojave të mëdha që ka Kosova për zhvillim ekonomik”, tha Kelmendi.
Ai po ashtu tha se ‘ELKOS Group’ ka bërë një planifikim të investimeve të veta në periudhën kohore 2016-2022. Brenda vitit do t’i hap disa fabrika dhe gjatë këtyre viteve, sipas tij, do të investohen mbi 143 milionë euro, ku parashihet të punësohen rreth 1 mijë e 430 persona.
“Gjatë këtyre viteve projektet do të arrin vlerë diku në 143 milionë euro, dhe do të fokusohen më shumti në ngritjen e prodhimtareve të ndryshme, të lëmisë që unë i njoh dhe të atyre lëmive që ka treg të mjaftueshëm në territorin e Kosovës. Në parim do të bëjnë zëvendësimin e produkteve të importuara nga shtete të ndryshme, sidomos nga ato shtete të regjionit….Kemi planë të bëjmë një investim të fuqishëm edhe me sektorin e bujqësisë. Praktikisht të gjitha ato që ne i kemi propaganduar gjatë fushatës parazgjedhore në të cilën kam menduar që mund t’i krijoj nga pozita qeveritare, kam filluar që t’i zbatoj nga pozita e pronarit të ‘ ELKOS Group’”, tha Kelmendi.
Kelmendi ka qenë i angazhuar në partinë e Ramush Haradinaj- AAK. Në zgjedhjet e fundit të 2014, iu është bashkuar PDK-së.
Ai ka dhënë dorëheqje mbrëmë nga Partia Demokratike e Kosovës, pas mospërmbushjes së premtimeve për ta marrë pozitën e zv.kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.
Kelmendi i tha KosovaPress se u detyrua që të marrë një vendim për t’u dorëhequr nga PDK-ja, sepse i është pamundësuar që ai të kontribuojë në programin për zhvillim ekonomik.
“Është akti im moral… U desh të dorëhiqem dhe të gjej rrugë të tjera ku mund të realizoj synimet për zhvillim ekonomik”, tha Kelmendi.
I pyetur nëse do t’i bashkohet ndonjë partie tjetër, Kelmendi tha se në çdo moment potenciali i tij zhvillimor intelektual dhe përvoja e tij nuk do rrijë në pritje, por do gjejnë rrugë për të ardhur deri te realizimi i qëllimeve të tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës