LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Gjykata Speciale është gjykatë e njëanshme – fajtorë jemi të gjithë që kemi lejuar të nëpërkëmbet liria e pavarësia

Kelmendi: Gjykata Speciale është gjykatë e njëanshme – fajtorë jemi të gjithë që kemi lejuar të nëpërkëmbet liria e pavarësia

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka kritikuar veprimin e sotëm të Gjykatës Speciale në lidhje me arrestimin e Jakup Krasniqit.

Në llogarinë e tij në Facebook tha se krimi duhet hetuar e gjykuar, por Specialja është gjykatë e njëanshme.

“Veç mos harroni, sot është arrestuar zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ose njeriu i parë që mori guximin në uniformë të UÇK-së të flasë publikisht për luftën e shqiptarëve për liri. Sot u arrestua edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, në kohën kur ky Kuvend shpalli pavarësinë e Kosovës”.


Sipas tij, fajtorë janë të gjithë që është lejuar të nëpërkëmbet liria e pavarësia, aq sa Serbia të barazohet me luftën e shqiptarëve për çlirim.

“Më së shumti fajtorë këtu jemi ne vetë, që me veprime miope krijuam hapësirë që Serbia, e cila në mënyrë të organizuar shtetërore vrau rreth 10 mijë shqiptarë dhe dëboi afro 1 milion, të barazohet, me luftën e shqiptarëve për çlirim. Bile sot edhe të harrohet se kush çka bëri. Me këto veprime kemi lejuar të na nëpërkëmbet edhe liria edhe pavarësia”, tha Kelmendi.

“Secili krim duhet të hetohet dhe rrjedhimisht gjykohet, por Gjykata Speciale është gjykatë e njëanshme”, shkroi ai, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori