LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi fajëson qeverinë për mos heqjen e taksës, thotë se marrëdhëniet me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht

Kelmendi fajëson qeverinë për mos heqjen e taksës, thotë se marrëdhëniet me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka thënë se marrëdhëniet tona me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që merret parasysh.

SHBA me deklaratë: Pezullojeni taksën dhe bashkohuni në dialog, në të kundertën marrëdhëniet tona do të zbehen
Lexo po ashtu SHBA me deklaratë: Pezullojeni taksën dhe bashkohuni në dialog, në të kundertën marrëdhëniet tona do të zbehen

“Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston pa dëgjueshmëri institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të përfitonim popullizëm se kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në rregull dhe se marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera”, ka shkruar Kelmendi.


Postimi i plotë:

Marrëdhëniet tona me SHBA-të janë rrezikuar seriozisht ndërsa me BE-në nuk ekzistojnë

Ftesa e sërishme e mikut tonë SHBA-së, për taksën 100% ka arritur kulmin e anashkalimit, ndërsa kërkesa e BE-së as që mirret parasysh. Mos anashkaloni kërkesat e SHBA-së sepse po e rrezikoni shtetësinë, e mos të flasim për pozitat tuaja politike sot dhe në të ardhmen, ku gjeneratat e patriotëve me shekuj kanë punuar për këtë pavarësi duke qenë edhe brezi ynë dhe ju që të jemi gjalllë. Mos e harroni këtë arritje miqësie për të cilën kontribuan edhe ata bashkëluftëtarë dhe familjarë që dhanë jetën për këtë Kosovë.

Lexova se presidenti serb Vuçiq po e falënderon Turqinë po që se arrijti të bindë institucionet kosovare për ta hequr taksen 100%. Ky është dëmi më esencial që po i bëhet institucioneve duke kosideruar se Be-në as që e trajtuat si partnerë, mik apo për interes. Anashkaluat tërësisht kërkesat e tyre dha ata u bënë pa influencë tek ju, ndërsa tani keni arritur kulmin e anashkalimit të SHBA-së. Tani po del se institucionet e Kosovës ju nënshtruan tërësisht influencës fetare, apo po i shkojmë për shtati thënieve të Serbisë që po akuzon së BE dhe SHBA po ndërton shtet islamik ne territorin e BE-së. Nga kjo del se po rrezikohet e ardhmja shtetërore dhe kombëtare.

Institucionet janë përgjegjëse për mos-heqjen e taksës, duke filluar nga lartë e deri te qeveria. Nuk ju arsyeton askush që ekziston padëgjueshmëri institucionale, sepse kur vendosëm taksën, deshëm të perfitonim populizëm se kush ishte iniciatorë dhe kush ekzekutor i këtij vendimi dhe nga kjo doli se takimi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë ishte vërtetim se taksa është në rregull dhe se marrëdhëient tona janë të shkëlqyera. Kjo kishte me qenë korrekte, po që se do të zbatoni kërkesën e tyre.

Andaj, ju rekomandoj se nga ai takim duhet të dilet para opinionit dhe te cekej se Kosova si shteti më pro amerikan, po e heq taksën si kërkesë edhe pse Serbia i ka shkaktuar dëm në arenën ndërkombëtare dhe ne pa mikun tonë SHBA-të jemi fare të pandikueshëm edhe në zgjedhjen e çështjeve tona.

Por e vërteta dëshpëruese është se nga ai takim ne dolëm se një gjë e tillë nuk kishte qenë kërkesë serioze dhe jo ndikuese në raportet tona të palëkundura, thuajaj se ambasadori amerikan erdhi për një kafe në Kuvendin e Kosovës, e jo për respektimin e kërkesës së tyre. Këtë mjegullim e ndihmuan disa gojë-gojësh duke përkrahur dhe mbështetur institucionet dhe individët që ju i bëtë të qëndrueshëm në vendimet e juaja dhe zbatimin e tyre. Këta gojë-gojësh po e dërgojnë Kosovën në humnerë. Si tejkalohet kjo situate në qarqet politike tek SHBA ku ka influenca lobi rus, serb, kinez dhe të tjerë.

Edhe njëherë po e potencoj, lidershpi jonë gaboi kur u mundua që pas takimit me ambasadorin amerikan, doli se kinse ne nuk kemi nevojë këtë taksë ta lëvizim përjetë, duke e ditur se pala serbe ka vënë kushte që nuk shkon në dialog pa u hequr taksa. Serbia vazhdon të vajtoj në arenën ndërkombëtare për dëmin që po i sjellë taksa dhe po fiton mbështetës për këtë çështje ndërsa ne kërkojme garancë nga SHBA-të se çështja do duhet të mbyllet shpejt dhe sipas interseave tonë. Kjo tingëllon bukur dhe mirë nga ana jonë, por shtrohet pyetja; Kush jemi ne të bëjmë këso kërkesa, këso kushte. Kush e formoj shtetin e Kosovës, kush e formoj ushtrinë për të cilën mburremi ? Pra, edhe për ushtrinë, meritore është SHBA-ja dhe ministri amerikan i mbrojtjes.

Nëse besojmë qe jemi shtet, qeveria mundë të sjelllë këso taksash dhe reciprocitete çdoherë, në çdo moment, duke u konsultuar me SHBA-të dhe BE-në dhe duke pasur mbeshtetës të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo sepse vetëm nëse këta miq qëndrojnë pas vendimeve, këto vendime japin rezultatet e veta të pakontestueshme në aspektin e shpenzimit të të gjitha kushteve të ofruara.

Miku yne SHBA-ja e ka theksuar se interesat strategjike të saj nuk lejojnë të cenohen. Është interes strategjik amerikan qe edhe shteti i fundit që mbështet Rusinë, Serbia, në vazhdimësi të jetë pjesë e BE-së dhe me ketë do arrihet që sanksionet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Rusisë dhe politikave të saj hegjemoniste të permbyllen me sanksionet që Serbia do i bëjë ndaj mikut të madh të saj Rusisë.

Unë, personalisht e mbështes taksën si mjet për arritjen e qëllimeve politike të domosdoshme dhe e mbështes deri sa të pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur si dhe respektimin e institucioneve kosovare nga Serbia dhe nga pakica serbe që është drejtpërdrejt e ndikuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori