Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, nëpërmjet një shkrimi të gjatë të bërë në Facebook, ka hedhur shumë kritika sa i përket arsimit në Kosovë.
Ai ka thënë se arsimi është vrasës i heshtur i të ardhmes së nxënësve dhe studentëve, transmeton Telegrafi.
Kelmendi ka numëruar disa faktor që e kanë dëmtuar sistemin e arsimit.
“Në të kaluarën procesi edukativo-arsimorë ka qenë në një nivel për të cilin është mirë të bëhet vlerësim nga qytetaret, ku do vlerësohej edukimi, njohuritë e arritura nga bankat në objekte private, për të cilat ishin persekutuar nga okupatori breza e breza, porse heronjtë e arsimit nuk u dorëzuan. Përkundrazi punuan me dinjitet duke ditur që e ardhmja e ndritur do vij për të gjithë dhe bënë të pamundurën për të mos lejuar shkëputje të vijueshmërisë arsimore”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Arsimi, vrasësi i heshtur i të ardhmes së nxënësve dhe studentëve
Arsimi dhe edukimi janë faktorët qenësorë për përgatitjen e të rinjëve që do aftësohen për punë dhe jetë të pavarur.
Çka po ndodhë me arimimin e nxenësve dhe studentëve pas pavarësisë!?
Në të kaluarën procesi edukativo-arsimorë ka qenë në një nivel për të cilin është mirë të bëhet vlerësim nga qytetaret, ku do vlersohej edukimi, njohuritë e arritura nga bankat në objekte private, për të cilat ishin persekutuar nga okupatori breza e breza, porse heronjët e arsimit nuk u dorëzuan. Përkundrazi punuan me dinjitet duke ditur që e ardhmja e ndritur do vij për të gjithë dhe bënë të pamundurën për të mos lejuar shkëputje të vijueshmërisë arsimore.
Kush e dëmtoi seriozisht arsimimin dhe edukimin!?
Po fillojmë nga faktet e pasluftës; Entuziazmi i mësimdhënësve u lartësua edhe me shumë, por edhe i nxënësve. Këto ishin në fillim, pastaj nisi dëmtimi, nga vet prindërit, qytetarët në pozita me ndikim politik dhe vet qeveritarët, duke treguar se fëmija im nukë bënë të ndëshkohet me ngelje, Nuk do lëmë asnjë formë të nepotizmit pa e përdorur, e që fëmija im të kaloi klasen. Pra, nëse shofim notimimin e nxënësve gjatë periudhës vjetore do shofim notim përafersisht real, pastaj do shihet një rrëmujë e nepotizmave dhe notimi përfundimtarë do ndryshoj rrënjësisht. Kujt po i bëjmë nderë me këto intervenime! Mund të themë se po i bëjmë dëm të pariparueshëm fëmijës tonë të dashur. Ne kemi dërguar fëmijën të edukohet dhe arsimohet dhe këtë po e rrënojmë me dëshirë. Cili mësimdhënës entuziazmohet për vitin e ardhshëm kur ka rezultat tjetër nga nepotistët. Nepotizmi qoftë edhe miqësorë, familjarë e të tjerë është dukuri që rrënon. Cili nxënës do entuziazmohet apo disiplinohet nga rregulla që nuk do ngelë askush, pra nga ky proces po irritohen të gjithë, edhe nxënësitë e merituar!
Cili mësimdhënës mund të kundërshtoi këtë nepotizëm, apo këto dukuri po bëhen pjesë detyrimore për mësimdhënie për moshumbjen e vendit të punës!
Nga kjo del se testi i njohurive për nxënësit po del i pakënaqshëm edhe përkundër informatave të testit në rrjetet sociale. Pra po del se me përshkruar, disa nuk dijnë apo nuk brengosen sepse nepotizmi do i përcjellë edhe më tutje. Prandaj, testimi i mësimdhënësve nuk është i drejtë deri sa të lirohemi dhe të kuptojmë për dëmin që po i sjellim rinisë tonë dhe fëmijëve tonë. Mos të harrojmë, frika për eleminim nga ky test, në parimin politik mbizotëron dhe është i drejtë edhe qëndrimi i sindikatës për të mbrojtur mësimdhënësit.
Pra këta nxënës po dërgohen me këtë dituri nëpër universitete, kolegje dhe institucione tjera. Qëllimi i këtyre institucioneve nuk është arsimimi i bazave fillestare të diturisë por avansimi i njohurive të arritura për tu pergatitur për punën e ardhshme. Këtu kemi brengat tjera! Drejtimet e shumta që po nxjerrin studentë me të cilët ekonomia nuk po mund të zhvillohet sepse niveli i njohurive të tyre nuk është as përsëafërmi me atë që nevojitet për ekonomi.
Nga këto fakte shtrohet pyetja: Kujt po i nevojiten drejtimet që kanë suficit të kuadrave, ndërsa për drejtimet e nevojshme ka deficit ? Ekonomisë jo, shtetit jo, pra kujt dhe pse duhet të dalin të diplomuar studentët të cilët do pensionohen e nuk do punojnë fare në drejtimin e zgjedhur.
Edhe pse arsimimi është i lirë për të zgjedhur por informimi është i domosdoshem, mendoj se shteti duhet kujdeset për këtë. A duhet që këta të diplomuar ti kenë njohuritë e nevojshme për tu përballur me ekonominë e tregut! Duhet. A mos edhe këtu kemi nepotizma që nxjerrin studentë në njërën anë dhe në anën tjetër nga interesi i të hyrave institucionale, apo i kemi që të dyja.
Gjithnjë bëhet marketing për të pasur prodhim, përpunim, bujqësi të avansuar, e ndërsa ne nxjerrim më së paku këto kuadro, (apo një fjali politike duhet të kemi fabrika, fermerë, biznese tjera, por mundësisht për disa punë në zyrë).
Duke e parë këtë gjendje në arsimimin e të rinjëve domosdo duhet të fillohet nga e para, sepse edhe nëse fillojmë në vitin 2020 ky proces mundë të përmbyllet për 5 vite. Por most ë harrojmë, duhet që së pari të këshillojmë vetvetën si prindë, si mësimdhënës, si profesor, institucion arsimorë, institucion kontrollues, si ministri dhe qeveri. Pra ne duhet ti lëmë institucionet arsimore edukative të kryejnë funksionin e vet, mësimdhënësitë mos të devijojnë rrugën e zgjedhur, profesorët mos të dëmtojnë për një të ardhur personale shtesë. Kjo, sepse fëmijët tonë, brezat, janë e ardhmja e shtetit e ne qytetarët dhe shteti, kemi nevojë për ekspertë të fushave të ndryshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Premtoi transformimin e kryeqytetit, por sa premtime i mbetën pezull Ramës?

Bosch: Serbët kanë bërë gjëra shumë më të tmerrshme se shqiptarët, por s’po dënohen

Kërkohet burgimi i babait e gjyshes në Berat, detyruan djalin të postojë video banale

BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4