Kelly Osbourne është sërish beqare pas ndarjes nga i dashuri i saj prej gati një viti, Erik Bragg.

Deri më tani personaliteti televiziv 36-vjeçar nuk i është drejtuar publikisht ndarjes, por burime të shumta konfirmuan për Us Weekly se dyshja me të vërtetë janë ndarë, shkruan DailyMail.


Ish-çifti filluan takimet gjatë karantinës vitin e kaluar, menjëherë pasi kriza u konsiderua si një pandemi në mes të marsit 2020.

rs  210525033502 1200 Kelly Osbourne Purple Hair Natural Makeup 052521 Foto: Kelly Osbourne/Instagram

Gjatë kohës së tyre së bashku, Osbourne dhe Bragg, 37 vjeç, u dhanë tifozëve dhe ndjekësve të mediave sociale paraqitje të shumta të marrëdhënies së tyre.

Screenshot 44 1 Foto: Erik Bragg/Instagram

Gjatë një paraqitjeje në “Hollywood Raw With Dax Holt And Adam Glyn” në gusht 2020, Osbourne foli për lidhjen e saj me Bragg, të cilën ajo nuk pranoi të ia zbulonte emrin në atë kohë.

“Unë jam vërtet e kënaqur aktualisht. Dikush me të cilin kam takuar më parë dhe tani jemi duke u shoqëruar përsëri. Unë as nuk di si ta shpjegoj. Ajo që është, është e përsosur. Unë e dua atë plotësisht. Kjo është e tëra që po them”, kishe thënë këngëtarja atë kohë. /Telegrafi/

38471596 9186423 Happy and laughing Kelly Osbourne was seen smiling ear to ear on m 198 1611620209104

38471590 9186423 image a 9 1611617224440