Kelly në kërkim të roleve filmike

Vajza 25-vjeçare e rokerit legjendar Ozzy Osbourne, ka bërë disa paraqitje të mira nëpër programe televizive, mirëpo ajo dëshiron diçka më serioze dhe për këtë arsye po takohet me regjisorë filmikë për të marrë ndonjë rol.
“Javën e kaluar pata një audicion për një rol filmik- ende nuk mund të them se çfarë është- por kam dëgjuar se ende jam në garë”, është shprehur Kelly për revistën Closer, duke shtuar se kishte pasur shumë frikë kur është paraqitur në dhomën përplot njerëz të cilët garonin për të njëjtin rol. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2010
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































