Kejvina Kthella nuk heziton t’i mahnitë fansat me dukjen e saj sa herë që zgjedh të shpërndajë imazhe në rrjetet sociale.

Derisa jemi në frymën Halloweenit, bukuroshja është përfshirë me trendin e ndryshimeve në personazhe të ndryshme.


Modelja ka zgjedhur karakterin e ‘Catwoman’ – një personazh fiktiv që shfaqet në librat komikë amerikanë të botuar nga DC Comics, zakonisht në bashkëpunim me superheroin Batman.

kejvina1 1 (Foto: Instagram/kejvina)

Biondja e bukur kësaj radhe vjen si një zeshkane, të cilës i rri shumë mirë kostumi i zi i ‘gruas mace’.

Në fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram, Kejvina ka zgjedhur të mos e vendosë maskën e zakonshme të këtij karakteri. /Telegrafi/

kejvina2 (Foto: Instagram/kejvina)

kejvina8 (Foto: Instagram/kejvina)