Kejvina Kthella ka dalë publikisht në një intervistë televizive për ‘Fun Club’.

Ajo ka folur për largimin e saj nga shtëpia e Big Brother pas dënimit që mori nga Vëllai i Madh, për shpullën kundrejt Luizit.


Kejvina tregoi më shumë për gjendjen e saj emocionale, si dhe përkeqësimin e shëndetit të babait të saj pas gjithë komenteve negative.

Ajo gjithashtu ka komentuar lojën e disa prej banorëve, si dhe hatërmbetjen me Kiarën.

Sipas saj, Kiara është banorja më e shtirur brenda shtëpisë.