KEDS ka vazhduar me zbatimin e projekteve investive në tërë territorin e Kosovës. Investimi i radhës ishte në zonën e Pejës, me projektin e quajtur LP Pejë – Zahaqi/2.
Me ndërtimin e këtij largpërçuesi janë krijuar pesë dalje, nga ku përfitojnë mbi dhjetë fshatra të kësaj ane dhe gjithashtu janë krijuar linja të veçanta edhe për bizneset. Këto linja të reja kanë përmirësuar shumë rrjetin energjetik dhe kapacitetin bartës dhe gjithashtu ua kanë lehtësuar shumë punën bizneseve që operojnë në këto anë.
Zbatimi i këtij projekti ka bërë që 1,500 familje të kësaj zone të kenë energji elektrike shumë më të mirë.
Jeton Bytyqi, pronar i një dyqani të vogël nga fshati Poçestë, thotë se investimi i KEDS-it është për të mirën e të gjithëve.
“S’ka të paguar kjo punë që ka bërë KEDS-i për ne. Mua personalisht më është hequr rreziku nga tensioni i lartë që më kalonte mbi kulm. Kur frynte era u kapshin telat e qitnin flakë. Ka qenë rrezik të qëndrosh afër shtëpisë. Tash ndjehem 100 për qind i sigurt nga ky rrezik”, ka thënë Bytyqi.
Në këtë investim me rrjet krejtësisht të ri, është rritur siguria dhe kualiteti i shërbimeve. Aty janë vendosur edhe dy stabilimente shpërndarëse 10 kV, e kjo do të thotë se 26 kilometra rrjet i tensionit të mesëm është bërë i ri. Ky investim ka bërë që të ulen edhe humbjet.
Edhe Korab Nimoni, pronar i restorantit “Vranina”, banor i kësaj ane, beson në një të ardhme më të mirë për krejt zonën.
“Jemi gëzuar shumë për këtë investim. E kemi pasur tensionin të ulët, na ka ndodhur nga 5-6 orë mos të kemi rrymë. Tash jemi të kënaqur me këto ndryshime”, ka thënë Nimoni.
KEDS po vazhdon të investojë sipas Planit të Paraparë Zhvillimor në rrjetin distrubitiv elektrik në vend dhe ka synim rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe sigurisë së furnizimit për të gjithë konsumatorët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë