LAJMI I FUNDIT:

KE: Shkalla e të burgosurve në Evropë e pandryshuar, në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar

KE: Shkalla e të burgosurve në Evropë e pandryshuar, në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar

Shkalla e të burgosurve në nivelin evropian për 100.000 banorë vitin e kaluar mbeti pothuajse e pandryshuar nga një vit më parë, ndërsa në Maqedoni ajo ka shënuar rënie për 29 përqind, sipas studimit të fundit të Këshillit të Evropës për situatën në burgjet evropiane, të përgatitur nga Universiteti i Lozanës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon korrespondenti i AIM-së, që nga 31 janari 2019, sipas të dhënave nga 50 administrata të burgjeve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, në institucionet ndëshkimore ishin 1.540.484 të dënuar, që do të thotë se niveli i përgjithshëm ishte 106 të burgosur për 100.000 banorë. Në 45 administratat e burgjeve që paraqitën të dhëna për vitet 2018 dhe 2019, shkalla e përgjithshme e të burgosurve mbetet e qëndrueshme, me një rritje të vogël nga 104 në 104.5 të burgosur për 100.000 banorë. Përqindja e personave të arrestuar nga numri i përgjithshëm i të burgosurve gjithashtu mbeti e pandryshuar në 22 përqind.

Rusia kryeson listën e vendeve me nivelet më të larta të burgjeve në 386 të burgosur për 100.000 banorë, përpara Turqisë me 329, Gjeorgjia (270), Lituania (232), Azerbajxhani (218) dhe Republika Çeke (203). Ndiqen nga Moldavia (197), Polonia (190), Sllovakia (189), Mali i Zi (186), Shqipëria (185), Letonia (183) dhe Estonia (181).


Maqedonia e Veriut ka një normë prej 103 të burgosurish për 100.000 banorë.

Pa përfshirjen e vendeve me një popullsi më të vogël se 300.000, niveli më i ulët i të burgosurve u regjistrua në Islandë (40), Finlandë (50), Hollandë (56), Suedi (60), Norvegji (61), Bosnjë dhe Hercegovinë (66), Slloveni (67), Danimarka (69), Armenia (76) dhe Gjermania (77)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori