LAJMI I FUNDIT:

KDI: Vitin e kaluar kemi pranuar 150 ankesa nga ana e punëtorëve për shkeljen e të drejtave

KDI: Vitin e kaluar kemi pranuar 150 ankesa nga ana e punëtorëve për shkeljen e të drejtave

Institutin Demokratik të Kosovës, përmes një njoftimi për media ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën dhe botën pothuajse të paralizuar për shkak të pandemisë globale COVID-19.

“Mbyllja e shumë bizneseve në Kosovë, tani e gjashtë javë ka bërë që një numër i madh i të punësuarve të mbesin pa punë dhe pa të ardhura. Me qëllim të zbutjes së këtij problemi, Qeveria e Kosovës, në mars të 2020 aprovoi një pako emergjente fiskale për të ndihmuar bizneset dhe për të ofruar një mbështetje simbolike financiare për punëtorët e sektorit privat”, thuhet në njoftim.

Institutin Demokratik të Kosovës, në 365 ditët e kaluara ka pranuar 150 ankesa të punëtorëve që lidhen me shkeljen e të drejtave elementare të punës.


“Puna pa kontrata, mosdhënia e pagës në kohë, privimi nga pushimi javor, vjetor e mjekësor, mospagesa e kontributeve pensionale nga punëdhënësi edhe pse ato mjete ndalen nga paga bazë, konkurset e manipuluara të institucioneve për qëllime të akomodimit të personave me afërsi politike, largimet nga puna pa paralajmërim, orar i zgjatur i punës pa ndonjë kompensim etj përbëjnë natyrën e shkeljeve të raportuara.

KDI rikujton se e drejta për pushimit javor, vjetor e mjekësor, e drejta për të pasur kontratë të punës, pagesa e kontributeve pensionale, barazia dhe jo diskriminimi në konkurse, paralajmërimi për shkëputjen e marrëdhënies së punës, orari 8 orësh janë të drejta bazë dhe të patjetërsueshme, për shkeljet e të cilave, bizneset vazhdojnë të mos ndëshkohen”, thuhet më tej në njoftim.

KDI thekson se sot me 1 maj, kërkojmë që vëmendja dhe veprimet institucionale të kthehen seriozisht në adresimin e shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të punës, sidomos tani kur është paralajmëruar edhe hapja graduale e bizneseve.

“Mbrojtja e shëndetit të punëtorëve dhe respektimi i të drejtave të tyre në kohën e pandemisë duhet të jetë prioritet për të gjitha institucionet relevante. Është koha e fundit kur Qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme për të rritur numrin e inspektorëve në terren duke u siguruar që Ligji i Punës dhe ligjet e tjera që lidhen me të drejtat e punëtorëve nuk do të mbeten vetëm në letër. Po ashtu Gjyqësori duhet të marrë masa që lëndët që vijnë nga marrëdhënia e punës të kenë prioritet në trajtim e vendosje.
KDI inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë tek institucionet përkatëse shtetërore shkeljet që u bëhen në vendin e punës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori