LAJMI I FUNDIT:

KDI: Në tetë shkolla fillore në Gjilan përdoret ujë jo i pijshëm

KDI: Në tetë shkolla fillore në Gjilan përdoret ujë jo i pijshëm

Në tetë shkolla fillore të Komunës së Gjilanit që furnizohen me ujë nga puset, është gjetur se uji është i kontaminuar në aspektin kimik dhe bakteriologjik dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë sëmundje infektive si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.

Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe nga analizat e siguruara nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Gjilan (QRSHP) rreth cilësisë së ujit në këto shkolla, kontaminimi i ujit në këto shkolla vjen si pasojë e vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve.

Numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto 8 shkolla është 1317.          


Sipas vlerësimeve të QRSHP-së, uji i kontaminuar mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë sëmundje infektive si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.        

Këto gjetje dhe rezultatet e raportit të QRSHP-së, KDI i ka shpalosur në një takim që është mbajtur ditë më parë me zyrtarët komunal dhe drejtorët e shkollave.

Në këtë tryezë, zyrtari nga drejtoria e Shëndetësisë, Veton Uka, ka thënë që disa shkolla furnizohen nga bazenet, ndërsa kapakët e betonit me të cilët mbulohen këto ‘bazene’ nuk janë të cilësisë së duhur. Po ashtu Uka ka theksuar që sidomos gjatë sezonit të vjeshtës ndodh depërtimi i baktereve në këto ‘bazene’ duke shkaktuar kontaminimin e ujit.

Ajhane Sefiu nga QRSHP, ka kërkuar që klorizimi i ujit në këto shkolla duhet të bëhet në mënyrë permanente, ndërsa ka rekomanduar që çdo fshat duhet të tentojë të ketë sistemin lokal të furnizimit me ujë, që do të mundësonte përmirësimin e cilësisë së ujit në shkolla.

KDI kërkon nga komuna e Gjilanit të merr masa të menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve në mënyrë që këtyre nxënësve tu garantohet furnizimi me ujë të pijshëm.          

Ndryshe, aktivitetet janë realizuar në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të  qeverisjes lokale”, që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori