LAJMI I FUNDIT:

KDI: ‘Kuletat’ e partive politike të bëhen publike

KDI: ‘Kuletat’ e partive politike të bëhen publike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në mbledhjen e sotme të trajtojë rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, për publikimin e raporteve vjetore financiare të subjekteve politike për vitin 2019.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës theksojnë se meqenëse subjektet politike shpenzojnë mbi 4.2 milionë euro të taksapaguesve, bërja publike e këtyre raporteve, ndonëse të paaudituara, është esenciale dhe në përputhje me frymën e ligjeve zgjedhore, që kërkojnë transparencë të vazhdueshme në financimin e subjekteve politike.

“KQZ në dhjetor të vitit të kaluar, ka publikuar raportet e paaudituara të shpenzimeve të subjekteve politike për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, duke krijuar një standard të ri në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike. Çfarëdo veprimi në kundërshtim me këtë praktikë, përbën regres të dëmshëm për transparencën dhe llogaridhënien”, thuhet në raport.


Sipas KDI-së, Raporti i KE-së për Kosovën, i publikuar dje, ka ritheksuar se financimi i subjekteve politike dhe i fushatës nuk është transparent, përderisa rregullativa ligjore nuk është adekuate, sepse nuk garanton raportim të plotë dhe në kohë, mbikëqyrje efektive dhe as llogaridhënie lidhur me parregullsitë eventuale që mund t’i kenë këto raporte.

Duke u bazuar në praktikat e mëhershme, ku auditimi i raporteve financiare nuk është bërë me vite të tëra, KDI kërkon nga anëtarët e KQZ-së që të miratojnë rekomandimin e ZRPPC-së për publikimin e raporteve financiare të paaudituara, për të garantuar transparencë bazike lidhur me financimin e subjekteve politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori