LAJMI I FUNDIT:

KDI: Kosova sërish pa progres substancial në Raportin e KE-së

KDI: Kosova sërish pa progres substancial në Raportin e KE-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka adresuar katër çështjet kryesore të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, të cilat ndërlidhen me punën e përditshme të KDI-së.

Nga analizimi i këtij raporti del se në shumicën e indikatorëve për matje të progresit të arritur, Kosova është “në fazë të hershme”, ashtu sikurse pozicionohej edhe në raportin e vitit që shkoi.

Si rrjedhojë, Kosova nuk ka shënuar progres substancial as gjatë kësaj periudhe raportuese.


“KDI vlerëson se integriteti i partive, më saktësisht financimi dhe raportimi financiar mbeten problematike dhe vlerëson se duhet të zhvillohet mbikëqyrje më e fuqishme dhe më e koordinuar e partive politike dhe financave të tyre. Një rekomandim të tillë KDI e ka bërë  edhe të enjten në publikimin e ri të Transparency International në Bruksel, gjë që kërkohet edhe nga raporti i KE-së”, thekson KDI.

KDI ka rekomanduar të shmanget mbivendosja institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, e cila shkakton huti te qytetarët.

Sipas KDI, nga aspekti ligjor, mungesa e ligjit adekuat për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, edhe këtë vit është ripërsëritur dhe ka arritur pozitën e parë në renditjen e prioriteteve për Kosovën.

Në sferën e prokurimit publik prapë sfidë mbetet transparenca e kontratave publike si dhe vonesat në  zbatim të prokurimit elektronik.

Sa i përket punës së Kuvendit të Kosovës, KDI i rekomandon Kuvendit për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të garantuar ushtrimin e rolit të vet mbikëqyrës ndaj Agjensive të pavarura, duke funksionalizuar mekanizmat mbikëqyrës dhe raportues.

KDI po ashtu konsideron se Kuvendi duhet të bëj plotësim-ndryshimin e Rregullores së Punës ku do të parashiheshin afate të qarta  për rregullimin e procedurave të përshpejtuara për miratimin e ligjeve si dhe të garantohet pjesëmarrja e qytetarëve në procesin ligjbërës përmes organizimit më të madh të dëgjimeve publike.

Lidhur me reformën zgjedhore, KDI fton institucionet e Republikës së Kosovës të shfrytëzojnë ekspertizën e ofruar nga Komisioni i Venecias në këtë aspekt, si dhe të garantohet pjesëmarrja e partive opozitare gjatë punimeve për reformë zgjedhore.

Ndërsa, sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, KDI kërkon nga Qeveria të jetë më transparente në procesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe të garantojë gjithëpërfshirje në këtë proces.

“KDI i rekomandon Kuvendit të jetë më i angazhuar në ushtrimin e rolit të tij monitorues ndaj Qeverisë dhe të ofroj kontributin e tij në këtë proces. KDI gjithashtu kërkon nga institucionet e vendit, përkatësisht nga Qeveria dhe Kuvendi që të artikulojnë qartë efektet e pritshme të marrëveshjeve të arritura në jetën e qytetarëve dhe të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori