LAJMI I FUNDIT:

Autostrada Prishtinë – Han i Elezit përfundon në qershor (Dokument)

Autostrada Prishtinë – Han i Elezit përfundon në qershor (Dokument)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se 152 ditë shtesë i dha Ministria e Infrastrukturës “Bechtel& Enka” kur nënshkroi aneks kontratën e tretë me datën 5 shtator 2018 për autostradën Prishtinë – Han i Elezit.

KDI në vazhdimësi ka përcjell deklaratat e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj lidhur me përfundimin e punëve lidhur me këtë kontratë.

Diana Metushi-Krasniqi nga KDI, sot, gjatë një konference për media,  bëri edhe prezantimin e kësaj aneks kontrate që vërteton një gjë të tillë.


Ajo ka theksuar se në Aneks Kontratë, qartazi mund të shihni se Neni 5 zgjat kohën e përfundimit për 152 ditë, përderisa Neni 9 obligon Qeverinë të mbaroj të gjitha shpronësimet, dhe t’i garantoi kontraktorit qasje në vend punishte për të përfunduar punët, përcjell Telegrafi.

“Për t’i kuptuar termat e përdorur në aneks kontratë duhet t’i referohemi edhe kontratës kryesore ku neni 8.2 kohën e përfundimit e definon si:

Kontraktori do të kompletojë të gjithë punimet, përfundoj secilën pjesë (nëse ka), brenda kohës për përfundimin e punimeve ose seksioneve (pjesëve), duke përfshirë:

(a) arritjen e kalimit të testeve pas përfundimit, dhe

(b) përfundimin e të gjitha punëve të deklaruara në kontratë si të domosdoshme që punët apo pjesët (seksionet) të konsiderohen si të përfunduara me qëllim të pranim dorëzimit të definuar në nën-klauzolën 10.1 [Pranim-Dorëzimi i punëve dhe seksioneve]”, ka shtuar më tej.

Metushi- Krasniqi ka potencuar se KDI-ja kërkon nga Ministri Lekaj që në vend të mohimit të gjetjeve të KDI-së, të jap sqarime publike se si rrit detyrimi i qeverise së Kosovës nga 14.78 milion në vitin 2016 në shumën prej 53.1 milion euro në vitin 2017.

Të gjitha lajmet nga Autostrada “Arben Xhaferi“
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Autostrada “Arben Xhaferi“

“Ne kuptojmë se si rezultat i vonesave në realizimin e pagesave ndaj Bechtel& Enkas, Qeveria e Kosovës, bazuar në kontratën bazë, duhet t’i paguaj kontraktorit një kosto shtesë”.

Ajo tha se aneks kontrata, të cilën po e publikojnë, pranon detyrimet e Qeverisë ndaj Bechtel& Enka, por nuk definon se çfarë mbulon kjo shumë.

“Neni 3 i kësaj aneks kontrate definon se 53.1 milionë euro është vlera e zgjatjes së afatit të kontratës për periudhën 18 janar – 31 dhjetor 2018, ndërsa nenet 6, 7 dhe 8 thonë se me nënshkrimin e kësaj aneks kontrate Kontraktori pranon se nuk do të ketë pretendime lidhur me mungesat buxhetore përgjatë viteve 2014 – 2018”, tha ajo.

KDI  i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë në mënyrë eksplicite arsyet e humbjes së 53.1 milion eurove të qytetarëve të Kosovës, si dhe përllogaritjes së shumës prej 53.1 milion eurove për vazhdim të kontratës 18 janar – 31 dhjetor 2018, përkatësisht 01 qershor 2019. /Telegrafi/

KDI ka publikuar aneks kontratën, në të cilën për hir të mbrojtjes së privatësisë, emrat e nënshkruesve të kontratës së kontraktorit janë mbuluar: