Dita e ndeshjes shënoi një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe tifozët dardan, teksa përfaqësuesja jonë u përball me Turqinë për një vend në fazën vendimtare drejt World Cup 2026.

Pavarësisht rezultatit jo në favor të Kosovës, ajo që mbetet më e rëndësishme është mënyra se si Dardanët e përjetuan këtë ngjarje, me pasion, dinjitet dhe një kulturë të lartë sportive, duke e përmbyllur festën pa asnjë incident.


Për KD Events & Communications, organizimi i transmetimit në tri pika në kryeqytet ishte vazhdim i një tradite tashmë 14-vjeçare, ku qytetarëve u ofrohen falas përjetime dhe momente madhështore të futbollit në hapësira publike.

Ky organizim u realizua me mbështetjen e Komunës së Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës, Artmotion, Digitalb dhe Policisë së Kosovës, duke mundësuar një ngjarje të organizuar në nivel të lartë.

Pavarësisht motit të lig dhe shtrirjes së transmetimit në tri pika kyçe të qytetit, i gjithë organizimi filloi dhe përfundoi në mënyrë perfekte, pa asnjë incident, pa asnjë defekt dhe pa asnjë lëshim, as edhe për një moment të vetëm.

KD Events & Communications shpreh mirënjohjen më të thellë për tifozët dardan, të cilët me prezencën e tyre masive mbushën çdo hapësirë në tri zonat e transmetimit, duke e shndërruar Prishtinën në një arenë të vërtetë futbolli.

Mbi të gjitha, falënderimi më i madh shkon për standardin e lartë të tifozllëkut dhe sjelljen shembullore, që dëshmon se sporti në Kosovë po rritet jo vetëm në fushë, por edhe në kulturën e tij.

Shpresa nuk shuhet, vetëm rritet.
Euro 2028 na pret.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për partnerët medialë, të cilët e mbuluan këtë ngjarje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shihemi në organizimet e ardhshme.