Përbërësit:
Për pendespanjë:
• 6 vezë
• 120 gramë sheqer pluhur
• 50 gramë çokollatë për zierje
• 2 lugë miell
• 1 pluhur për pjekje
• 150 gramë pure gështenjash
Për krem:
• 120 gramë gjalpë
• 120 gramë sheqer pluhur
• 350 gramë pure gështenjash
• 100 gramë çokollatë qumështi
• 100 gramë lajthi të bluara
• 2 lugë rum
Për glazurë:
• 100 gramë çokollatë për zierje
• 100 gramë gjalpë
Gatimi:
Pendespanja:
1. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë. Të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.
2. Në një enë të madhe tunden të verdhtë e vezëve, sheqeri pluhur, pureja e gështenjave, çokollata për zierje e grirë në rende, mielli dhe pluhuri për pjekje. Të gjitha përzihen mirë.
3. Shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë. Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200 gradë Celsius.
Kremi:
Në enë të përshtatshme bashkohen gjalpi, sheqeri pluhur, çokollata e shkrirë e qumështit, pureja e gështenjave, lajthitë e bluara dhe rumi. Të gjitha përzihen mirë.
Glazura nga çokollata:
Në temperaturë mesatare shkrihet çokollata dhe gjalpi, në mënyrë që të fitohet masë kompakte.
Finalizimi:
Pendespanja lyhet me kremin e përgatitur dhe përmbi i derdhet glazurë çokollate.
Këshillë shtesë: Në vend të glazurës nga çokollata, ëmbëlsira mund të lyhet edhe me krem pana. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi