LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 290 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë katër persona të infektuar me COVID-19 kan humbur jetën nga dhe janë regjistruar 290 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

IKSHPK raporton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2,062 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (48 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


Numri total i rasteve pozitive është 64,095 raste nga 263,554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,544 raste të vdekjes”.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 336 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55,560 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,991.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 111 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Gjilan 10 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 7 raste, Obiliq 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kaçanik, Novobërdë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori